Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale në basketbollin kosovar

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë.

Peja-Golden Eagle Ylli është derbi verdhezi dhe derbi i çerekfinaleve të “Play-off”-it.

Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund.

Pejanët duan fitore për të barazuar serinë çerekfinale në 1:1, kurse therandasit të fitojnë dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Trepça.

Sigal Prishtina – Bora është sfida tjetër çerekfinale. Bora fitoi bindshëm ndeshjen e parë 105:67, derisa fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për finale duhet tri fitore, ndërsa për kampion katër.

Çerekfinalet e dyta

E mërkurë20:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte19:30 Sigal Prishtina – Bora