QKUK anulon konkursin për dy mjekë specialistë të Reumatologjisë, evidentohen pasaktësi gjatë shpalljes

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka anuluar pjesërisht konkursin për rekrutimin e mjekëve specialistë, duke përfshirë dy pozita për specialistë të reumatologjisë, për shkak të një pasaktësie gjatë përgatitjes së konkursit.

Sipas njoftimit, vendimi për anulim është marrë ditën e djeshme dhe lidhet me konkursin publik me numër 8819, të publikuar më 9 tetor.

“Me qëllim të korrigjimit të pasaktësisë së konstatuar dhe sigurimit të zhvillimit të rregullt të procedurës së rekrutimit, është vlerësuar e nevojshme anulimi i pjesshëm i konkursit publik nr.prot 8819 të datës 09.10.2026, vetëm për pozitën nr.3 – Mjek Specialist i Reumatologjisë – dy pozita”, thuhet në vendim.

Për këtë arsye, QKUK ka vendosur anulimin e pjesshëm të konkursit vetëm për dy pozitat e kësaj fushe.

Ndërkaq, pozitat e tjera të përfshira në konkurs mbeten të pandryshuara dhe procedurat e rekrutimit për to do të vazhdojnë sipas konkursit të publikuar.

Vendimin e plotë e gjeni KËTU.