E tmerrshme: Burri rrah brutalisht një grua në Pejë

Një ngjarje ka ndodhur sot në Pejë.

Pamjet e siguruar nga Klan Kosova, tregojnë një burrë duke ushtruar dhunë mbi një grua. Derisa nuk dihet raporti mes tyre.

Rastin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi tha se është autorizuar Policia për ndërmarrjen e veprimeve.

“E kemi pranuar më herët këtë video. Pasi kemi pranuar menjëherë prokurorja kujdestare ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve”, ka deklaruar ai.