Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

Raporti për Kosovën i hartuar nga eurodeputeti Riho Terras ka kaluar me shumicë solide votash në Parlamentin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sipas rezultateve të votimit, 412 deputetë kanë votuar pro raportit, 174 kanë qenë kundër, ndërsa 58 kanë abstenuar.

“Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Terras.