Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar 4,423 lindje gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026, duke vazhduar të mbetet një nga institucionet kyçe të kujdesit shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga klinika, 3,090 lindje janë kryer në mënyrë spontane, ndërsa 1,333 të tjera me prerje cezariane.
Gjatë kësaj periudhe, ekipet mjekësore kanë ofruar trajtim të specializuar edhe për foshnjat e lindura para kohe. Gjithsej 318 foshnja premature, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit në repartet përkatëse, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga QKUK-ja vlerësohet se këto rezultate janë dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të stafit profesional, i përbërë nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët ofrojnë kujdes të specializuar për nënat dhe foshnjat.
