Të paktën tetë nxënës dhe një mësues janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pas të shtënave në një shkollë në jug të Turqisë, sipas ministrit të Brendshëm, Mustafa Cifci.
Incidenti ndodhi në Shkollën e Mesme “Ayser Calik” në zonën e Kahramanmaras-it, raporton televizioni BBC.
Guvernatori rajonal, Mukerren Unluer, tha se edhe sulmuesi është vrarë në incident.
Sulmi ndodhi një ditë pasi 16 persona u plagosën, kur një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë tjetër të mesme, gjithashtu në jug të vendit, para se ta vriste veten.
Në sulmin e së mërkurës, Cifci tha se 13 persona u lënduan, ndërsa gjashtë prej tyre jnë në gjendje kritike.
Motivi për sulmin nuk dihet ende dhe një hetim ka nisur.
Mediat turke raportuan se sulmuesi, që besohet se është adoleshent, hyri në dy klasë dhe kishte pesë armë e shtatë karikatorë me vete. Unluer tha se dyshohet që armët i përkisnin babait të tij ish-polic.
Në një video të publikuar në internet, shiheshin njerëz duke kërcyer nga dritaret e shkollës në përpjekje për të shpëtuar./Nacionale
