Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor.
Përmes një njoftimi, ministria ka konfirmuar se pagesat janë proceduar për përfituesit e kësaj skeme sociale.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit shtator të këtij viti, nga asistenca sociale kanë përfituar 14 mijë e 664 familje.
Për këto familje janë ndarë rreth 2.17 milionë euro.
