Protestuesit në Tiranë po vazhdojnë të përparojnë. Protestuesit kanë thyer edhe xhamat e Komisariatit Numër 2 të Policisë së Shqipërisë.
Kanë hedhur edhe molotov. Ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policëve te Komisariati. Ka pasur edhe arrestime
Gjatë protestës i është vënë zjarr dhe janë demoluar disa institucione shtetërore, por po ashtu edhe biznese private. Iu vu zjarr edhe një objekti në ndërtim. Zjarri i ishte vënë Ministrisë së Drejtësisë, të Arsimit, Kuvendit. E po ashtu edhe disa institucioneve tjera.
Ndërkohë, Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 14 punonjës të saj janë lënduar si pasojë e sulmeve gjatë protestës në Tiranë sot, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona.
Në një njoftim, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga dhuna dhe të ndalojnë sulmet ndaj zyrtarëve policorë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
