PDK ende pa listë

Partitë politike tashmë kanë nisur publikimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe AAK kanë bërë publike emrat me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë deri në këto momente.