Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Bartës i listës është kreu i kësaj partie, Albin Kurti. Ndërsa numrin dy sikurse edhe në herë të tjera e mban Glauk Konjufca.

Dhjetëshen e kësaj partie e përbëjnë, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.