Gjashtë xhudistë nga Kosova në Kampionatin Evropian për seniorë në Gjeorgji

Kampionati Evropian për seniorë në xhudo, do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke filluar nga nesër e deri më 19 prill 2026.

Në këtë garë Kosovën do të përfaqësojnë: Erza Muminoviq -48kg, Distria Krasniqi -52kg, Fatjona Kasapi -52kg, Laura Fazliu -63kg, Akil Gjakova -73kg, Dardan Cena -73kg.

Ekipi kosovar udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.Kjo garë do të mbledhë 400 garues/e, 227 meshkuj dhe 173 femra, nga 46 shtete.

Distria, Erza dhe Fatjona do të ndeshen nesër, kurse të premten ndeshen, Laura, Akili dhe Dardani.