Nis protesta në Grabanicë, bllokohet rruga Prishtinë–Pejë
Protesta e banorëve të fshatit Grabanicë në Klinë ka nisur, duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë. Në vendngjarje ndodhet një numër i madh i zyrtarëve policorë, të cilët po sigurojnë rendin dhe menaxhimin e qarkullimit.
