Policia e Kosovës shpall në kërkim një person, dyshohet për sulm seksual
Policia e Kosovës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore e ka shpallur në kërkim një person. Ai dyshohet se është i përfshirë në një sulm seksual në bashkëkryerje. Kushdo që ka informacione për personin në fjalë, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e tij.