Del raporti i fundit me rastet e koronavirusit në Kosovë
                    Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, tre qytetarë janë infektuar me COVID-19. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa, janë shëruar tre persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur deri në 21.                
                                    
                            