IKShPK ndriçohet me të kuqe për Ditën Botërore të Zemrës
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të kuqe mbrëmjen e 29 shtatorit, në shënim të Ditës Botërore të Zemrës. “Ky aktivitet u realizua në kuadër të iniciativës globale të Federatës Botërore të Zemrës (World Heart Federation), e cila çdo vit fton monumente e institucione anembanë…