Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka kritikuar Qeverinë për mosrealizimin e projekteve të mëdha kapitale në kulturë. Ajo tha se nuk janë realizuar disa nga premtimet madhe në kulturë, përfshirë ai për ndërtimin Teatrit të Operës dhe Baletit, Teatrit të Ri Kombëtar, krijimin e kinemave të reja të qytetit, Stadiumit Kombëtar, Pishinës Olimpike, Muzeut të Historisë së Natyrës, Muzeut Arkeologji.
Ajo tha se objektet e reja nuk ndërtohen, ekzistueset nuk mirëmbahen, ato që janë në gjendje të mirë nuk promovohen.
“Premtimet e mëdha për ndërtim të Teatrit të Operës dhe Baletit, Teatrit të Ri Kombëtar, krijimin e kinemave të reja të qytetit, Stadiumit Kombëtar, Pishinës Olimpike, Muzeut të Historisë së Natyrës, Muzeut Arkeologjik – edhe pse ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit – nuk shihen askund në horizont. As suksesi i “Zgjoit”, nuk mjaftoi për ta zgjuar nga gjumi Qeverinë, për të bërë diçka më shumë për filmin. Kinematografia mbeti në vendnumërim, sikur çdo lëmi tjetër kulturore. Objekte të reja nuk ndërtohen; ekzistueset nuk mirëmbahen; ato pak që janë në gjendje të mirë, nuk promovohen. Buxhetit vazhdon të ndahet në mënyrë selektive, sipas hartës partiake”, ka thënë ajo.