Pas shumë paqartësive dhe mungesës së informacioneve e spekulimeve të shumta, KB Rahoveci më në fund ka filluar t’i prezantojë lojtarët, duke nisur me djemtë e qytetit.
Gabimin e vitit të kaluar, tash KB Rahoveci e ka përmirësuar.
Bëhet fjalë për Bardh Rexhën, djalin e qytetit, i cili vitin e kaluar për shkak të mospajtimeve u largua nga klubi dhe vazhdoi karrierën te Vëllaznimi ku pati një sezon fantastik me paraqitje monstruoze ndaj secilit kundërshtar të mundshëm, çka rrëmbeu syrin e shumë skuadrave të mëdha.
https://permbledhja.com/zyrtare-dardan-berisha-largohet-nga-skuadra-e-pejes/
Megjithatë, përkundër ofertave nga shumë ekipe, oferta të cilat do të ishin për shumë lojtarë të parefuzueshme, Bardhi vendosi që të kthehet te KB Rahoveci duke bërë edhe sakrificë sa i përket kërkesave të tij, pasi dihet se ky sezon do të jetë shumë i vështirë për klubin në aspektin financiar e pritet luftë e ashpër për mbijetesë.
Rikthimi i Bardh Rexhës është trofeu i parë i KB Rahovecit për këtë sezon që ja dhuron qytetit djalin e vet i cili u largua për të fituar vlerësimin të cilin gjithmonë e ka merituar. /KB Rahoveci