Qendërmbrojtësi, Besir Ramadani është lojtari më i ri i Prishtinës.
22 vjeçari është transferuar nga Shkupi tek ekipi nga kryeqyteti.
Lajmin e ka bëtë të ditur vetë klubi nga Prishtina.
Pas prezantimit te kryeqytetasit, Ramadani tha se janë ekipi më i madh në Kosovë.
“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.
Lojtari tutje, foli edhe për ambiciet e tij me ekipin:
“Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t’i arrijmë qëllimet”, përfundoi ai.
Ramadani ka pasur një karrierë te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.