Zyrtare: FFK ankohet në CAS për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë me dije se ka bërë një ankesë zyrtare në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) në lidhje me zhvillimet dhe racizimin në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë me dije se ka bërë një ankesë zyrtare në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) në lidhje me zhvillimet dhe racizimin në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë, të cilën UEFA i dha fitore 3-0 në tavolinë rumunëve.

Në Bukuresht, më 15 nëntor kombëtarja e Kosovës në futboll braktisi sfidën e Ligës së Kombeve për shkak se ultrasit vendas nisën të këndonin në kor këngë antishqiptare dhe raciste.

Kapiteni Amir Rrahmani dhe lojtarë të tjerë njoftuan arbitrin për këto skena, me vërejtjet që nuk u morën parasysh. Të ndodhur në këto kushte, kapiteni vendosi së bashku me ekipin që të braktisnin lojën dhe të dilnin nga fusha, për mos u kthyer më edhe pse ndeshja ishte në shtesë dhe për pak minuta mbyllej 0-0.