Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka qëndruar për shtatë muaj në objektin e Komunës që nga zgjedhja e tij si kryetar.
Që nga 29 maji e deri me 28 dhjetor 2023, Lulzim Hetemi ka qëndruar “i ngujuar” në zyrën e tij.
Gazetari i lajmi.net, Zgjim Sefa ka vizituar kryetarin e Leposaviqit me të cilin ka zhvilluar një bisedë rreth punës së tij si kryetar dhe qëndrimit të tij në komunë.
“Ajo ditë ka qenë dita më e keqe për mua dhe të gjithë që kemi qenë në komunë”, ka thënë Hetemi për ditën e “ngujimit” të tij pas protestave të serbëve lokal në oborrin e komunës.
Mbështetësit e tij kryesor ai i konsideron Policinë e Kosovës si dhe tregon që asnjëherë nuk ka menduar të dal nga komuna deri sa ka arritur qëllimin e tij.
Për më shumë ndiqni videon.