ZRrE: Rryma në Kosovë pritet të shtrenjtohet për 15%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se pritet që rritja mesatare e tarifave të rrymës për konsumatorët të jetë rreth 15 %.

Sipas një njoftimit të publikuar nga ZRrE të premten, thuhet se kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

ZRrE kanë njoftuar se janë bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.

Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje, Ky publik ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat.”

“Bazuar në rezultatet e ktyrë raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15%. ZRrE e konsideron konsultimin publik një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.” – thuhet në njoftim të ZRrE-së.

Javë më parë, tri kompantië e sektorit të energjisë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST), Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Kompanitë në fjalë, në kërkesat e tyre kanë përdoru të njëjtat arsyeje për ndryshimin e tarifave.

Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Sherbim Universal(Rregullen për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë”, thuhet ne letrën e KESCO.

Edhe kompania KEDS ka përdorur të njëjtat arsyeje për ndryshim të tarifave.

Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025”, është thënë në kërkesën e KEDS-it.

Në kërkesën e tij edhe KOSTT ka përmendur arsyet se pse duhet të ndryshohen tarifat.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025”, është thënë në kërkese e KOSTT.

Gazeta Nacionale kishte raportuar në lidhje me kërkesat e tri kompanive, dhe shyrtimin e tyre nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.