Zoran Vulletiq, nga Forumi Demokratik Qytetar ka thënë se ekstradimin e Millan Radojçiqit në Kosovë ka qenë në interesin më të mirë të Serbisë, të Kosovës e, mbi të gjitha, të vërtetës.
“Por për një vendim të tillë më së shumti varet nga politika e cila na ka sjellë në këtë situatë dhe është e vetmja që mund të na nxjerrë nga kjo situatë tragjike”, ka deklaruar Vulletiq në “Lajmet e fundit”, në RTK, teksa sqaroi se ky vendim do të ishte më e mira në përmirësimin e gjendjes dhe të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
Ai më tej sqaroi se nga një veprim i tillë është bazuar nga vetë deklarimi i Radojçiqit, sipas të cilit vetë ka qenë organizator i të gjitha veprimeve në Kosovë.
Vulletiq, theksoi se” meqë veprimi ishte kryer në Kosovë, atëherë sipas ligjeve të Serbisë përgjegjësia i takon gjykatave të Kosovës ta trajtojnë këtë vepër”.
Tutje, Vulletiq sqaroi se në aspektin politik, një veprim i prokurorisë serbe është një vendim që do ta çojë Serbinë në rrugë qorre në raport me vendet e BE-së, derisa shtoi se formimi i organizatave paraushtarake nuk është e mundur të krijohen pa dijen e njohurinë e organeve shtetërore.
Më tej, Vulletiq theksoi se sulmi 24 shtatorit ishte një skenar i përgatitur në Beograd edhe në bashkëpunim me shërbimin rus.