Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pasi që një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të kësaj komune.
Muharremaj në Facebook ka shkruar se kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja.
Ai ka lutur të gjitha institucionet përkatëse që ta kenë parasysh këtë gjë.
Postimi i plotë:
Ju lutem
Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja.
Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh.
Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale.