Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Ata thanë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë, raporton EO.
Madje thanë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.