Delvina dhe Gramshi janë dy prej qyteteve më të prekura dhe me më shumë dëme nga zjarret e rëna gjatë ditëve të fundit.
Mbrëmjen e kaluar Delvina u rrethua nga zjarri, duke vënë në alarm spitalin dhe depot e naftës. Në fshatin Lefterhor, zjarri ka djegur plotësisht Kishën e fshatit, ku në këmbë kanë mbetur vetëm katër muret.
Ndërkohë zjarret kanë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi, dëmtuar e djegur qindra kafshë ndërsa shumë banorë janë evakuuar. Flakët dhe tymi vijojnë ende në disa vatra aktive, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura po luftojnë nga toka dhe ajri.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 37 vatra aktive në të gjithë vendin. Temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen, ndërsa banorët kanë mbetur mes tymit, frikës dhe pasigurive./JOQ Albania