Shtëpia e Pleqve në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot pasdite.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, e cila theksoi se disa persona kanë kërkuar ndihmë për të vështërsive me frymarrje nga tymi.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, u shpreh Ahmeti./KlanKosova