Një 70-vjeçar ka vdekur në Vlorë pasi zjarri ka përfshirë banesën e tij në lagjen “Osman Haxhiu”.
Viktima jetonte në një godinë të braktisur dhe ishte i divorcuar.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.