Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, dhe krerët e partive opozitare do të takohen sot [e mërkurë] me presidenten Vjosa Osmani.
Tema e këtij takimi është sulmi terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, raporton EO.
Nga sulmi mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të armatosur. U arrestuan tetë persona, prej tyre katër u liruan për mungesë provash.