Shumë përkrahës e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kohëve të fundit kanë shprehur zhgënjimin e tyre me subjektin politik që kanë përkrahur për shkak të disa vendimeve qeveritare.
I tillë është shprehur edhe Fidan Mehmeti, mësimdhënës i historisë nga Komuna e Mitrovicës i cili përmes Facebook-ut ka njoftuar se nuk është pjesë e subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vendimi i tij thotë se bazohet nga vendimet që është duke marrë së fundmi qeveria, që nga qeveri e shpresës është shndërruar sipas tij në qeveri të mbytjes së shpreses, qeveri të linçimeve dhe shantazheve që s’po bën asgjë për qytetarët.
“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt.”, thuhet në postimin e tij.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë ,
Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj .
Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt .
Me respekt profa FM!. /Lajmi.net/