Me replika të ashpëra sot në Kuvend është zhvilluar një debat në mes të Abelard Tahirit dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Kjo pasi Tahiri i kërkon llogari ministres Haxhiu për zhvillimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me qenë si ti, më kish ardhë turp me folë, ke qenë ministër i drejtësisë dhe na thuaj këtu cili ka qenë adresimi i problemeve për Institutin e Mjekësisë Ligjore.As edhe një herë të vetme.Keq ma ke lanë IML, keq ma ke lanë Shërbimin Korrektues.Prandaj nëse s’ke bërë asgjë si ministër i drejtësisë, të paktën mundesh me heshtë ose nëse nuk hesht, mos me tentu me hedh hi syve para qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
Mirëpo pastaj Tahiri iu është kundërpërgjigjur ministres Haxhiu.
‘Me pas qenë ministër i drejtësisë e me m’hupë mostrat e Astrit Deharit, asnjë minut nuk kisha nejtë si ministër.Është e rëndë. Nuk kisha mujtë me qenë në jetën publike. Në kohën time si ministër i drejtësisë nuk kam përjetu avari të tillë në IML. Nuk kam përjetu humbje të mostrave, zjarrvënie, asnjëherë.Por në anën tjetër, prapë po e them, me ardhë me dhanë arsyetime kaq të lehta për mënyrën qysh janë dëmtu mustaqet e heroit Adem Jasharit, është e pabesueshme.Pra jo ministre, po as në televizor nuk duhet me të pa.Por ndoshta duke qenë që ki përvojë me Faton Dalladakun e seksera të tjerë, ndoshta e kalon lehtë’, tha Tahiri
Për më shumë ndiqeni debatin: