Një grua është zhdukur dje në Ferizaj dhe akoma nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e ka raportuar një shtetase e Shqipërisë, e cila ka thënë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë hetimi.