Një vajzë e mitur është zhdukur në Vushtrri, ku babai i saj ka bërë të ditur se pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim.