Gazeta Nacionale sot ka publikuar një pjesë të bisedës telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me kryeterroristin e sulmit në Banjskë vitin e kaluar, Milan Radojiqiq.
Vlenë të përmendet fakti se kjo bisedë supozohet të jetë bërë në qershorin e vitit 2022.
Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.
Kjo është një pjesë prej më pak se 1 minut e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe