Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka ftuar të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë me mendje dhe me zemër.
Pas votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, Mustafi është shprehur se Bujanoci dhe shqiptarët meritojnë shumë më mirë.
“Sot në ora 09:00 unë votova në vendvotimin tek çerdhja. Ftoj të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të vendosin dhe të votojnë me mendjen dhe zemër. Është e rëndësishme që në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët. Ne besojmë që Bujanoci meriton më shumë, komuna meriton më mirë, shqiptarët meritojnë shumë më mirë”, është shprehur Mustafi.