Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-së janë lejet për Hidrocentralen në Deçan.
“Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarakacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë:
Mashtrimi i radhës i Kurtit e VV-së.
Lejet për Hidrocentralet në Deçan!
Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarkacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit.
Na vinin në Deçan here njëri e herë tjetri,por pos që e shijonin peisazhin e bukur, e bënin kinse po kundërshtonin shkatërrimin e natyrës, duke akuzuar për krim të organizuar e privatizim kriminal, ku gjeten edhe njerëz të vullnetit të mirë dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit,
Por sot, nga pushteti i mashtrimit – Jo që nuk u dolën në mbrojtje por edhe i paskan paisur me leje mjedisore kompaninë Kelkos Energy, fshehurazi siç dinë ta bëjnë secilin punë, duke privuar publikun nga vendimmarrja, duke mos publikuar as në webfaqe të ministrisë duke e ditur që po bëjnë krim mjedisor.
Andaj sot pytjet legjitime për ju janë;
A do të organizoni Protestë?
A do të thirrni Ministrin në Interpelancë?
A do të formoni komision hetimor?
A do të thirrni Konferencë?
A do t’i akuzoni Ministrin dhe Qeverinë për hajni e korrupsion të përbashkët me kompaninë?
Një është e vërtetë!
Viktimat e këtij mashtrimi janë deçanasit, siç është e gjithë Kosova nga kauzat e juaja të rrejshme.