Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se partneriteti i Kosovës me Amerikën, tashmë është në fazë kritike.
Sipas Zemajt, kjo më së miri përshkruhet nga mos komunikimi dhe dakordimi i Qeverisë me aleatët e saj.
“Kjo tregon që dialogu ose partneriteti është në atë limitin, që ne e quajmë fazë kritike të saj. Limiti i bashkëpunimit theksohet kur s’ka komunikim të mirëfilltë dhe kur s’ka dakordim për veprimet të cilat i ndërmerr Qeveria e Kosovës, jo në aspektin ligjor dhe kushtetues, por të hapave për ta shtrirë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në një pjesë të Kosovës, ku ka qenë problematike që nga paslufta, e sidomos viteve të fundit. Për këtë arsye, jo vetëm që po marrim kritika, por ne edhe jemi sanksionuar”, potencoi Zemaj në tëvë1.
Ndërsa, kujtojmë se temë e takimeve të Escobar në Kosovë, siç është paralajmëruar, do të jetë çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb për pagesa dhe transaksione të tjera në vend, si dhe dialogu Kosovë-Serbi.