Për një kohë shumë të gjatë është aluduar e akuzuar se “komisarja” e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Një gjë e tillë duket se u konfirmua sot.
Nacionale ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, ku kjo e fundit ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.
Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të”.