Zbatimi i Ligjit të Pagave, vështirë të ndodhë edhe në vitin 2023

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ka folur për tema të ndryshme.

Ndër to janë dialogu social, mundësia që qytetarët të tërheqin një sasi të parave nga Trusti Pensional, retorika për luftë e kryeministrit Kurti, politika e opozitës, bisedimet me Serbinë,e çështje të tjera.

Ish kryeministri Avdullah Hoti deklaron në “RTK Prime” se dialogu social, ka munguar në tërësi nga ana e qeverisë.

Ai thotë se mbi të gjitha, duhet të gjendet zgjidhja që nxënësit të kthehen në shkollë.

“Ka pajtueshmëri që kërkesat e sindikatës janë legjitime, për shkak të gjendjes ekonomike dhe për shkak se Ligji i Pagave është vonuar tepër shumë”, thotë Hoti.

Sipas tij, ky projektligj është vonuar shumë sepse në verën e vitit 2020, Kushtetuesja e ka dhënë verdiktin e saj.

“E në vitin 2021, është punuar, por deri më tash nuk ka ardhur në diskutim”, thotë Hoti në këtë intervistë.

“Le të themi se ligji vjen në fund të tetorit, por ai nuk ka gjasa të miratohet brenda këtij viti”, rikujton Hoti, që dikur ishte dhe ministër i Financave, në qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Por edhe nëse vjen ky projektligj, është e pamundur të buxhetohet për vitin 2023, sepse buxheti duhet të dorëzohet në Kuvend, deri me 30 tetor”.

Pra në këtë rast, sipas ish kryeministrit Hoti, është gati e pamundur të rishikohen të gjitha tabelat.

“Kërkesa e sindikatës për 100 euro shtesë është plotësisht e realizueshme sepse gjendja financiare në buxhetin e shtetit është jashtëzakonisht e mirë”.

Për këtë ai jep disa arsye. “ Ka pasur rritje ekonomike e gjithashtu ka bilanc të parave të pashfrytëzuara”.

Hoti deklaron se kostoja mujore për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për 100 euro shtesë, është 2.7 ose 2.9 milion euro.

“Është e papranueshme konfrontimi i qeverisë me sindikatat. Ka munguar totalisht dialogu social