Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo tha në një konferencë se muaji mars është një nga më tragjikët në historinë e Serbisë, duke kujtuar atë që politika e Beogradit e quan ”masakrën e serbëve të 17 marsit 2004” dhe ndërhyrjen e NATO-s më 24 mars 1999, të cilën Moska e quan ”agresion kundër Serbisë”, përcjell klankosova.
Zaharova vazhdon propagandën duke thënë se ”me miratimin e patronëve perëndimorë, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë politikën e emigrimit të serbëve nga Kosova, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e komunave serbe”.
”Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi ajo mes tjerash.
Tutje zëdhënësja e MPJ-së ruse, theksoi se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Beogradin në kërkesat e tij legjitime për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë.