Xhudisti Akil Gjakova denoncohet nga gruaja për dhunë

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci.

Fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili.

Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Siç merr vesh Insajderi një muaj më parë kur gjykatësi, Driton Noci ka parë dosjen ka kërkuar që rasti të shkojnë prokurori. Ai e ka dërguar shkresën në prokurores Lumturie Hoxha, por që ata nuk kanë hapur rast.

Ditën e shtune në mëngjes, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

Gruaja e tij pas kësaj, ka ftuar Policinë e Kosovës që të asistojë , për momentin ajo ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.