Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që seanca e sotme të ndërpritet në mënyrë që të vazhdohet një ditë tjetër kur gjakrat do të jenë më të ftohur dhe kur të jetë tejkaluar kjo situatë.
“Kemi pas situata që janë mbyllë edhe nëpër gjykata, janë mbyllë edhe këtu. Kemi bërë edhe shkelje kushtetuese. Në legjislaturën e dytë kemi pasur një përplasje fizike jashtë sallës dhe është mbyllë me një vendim që e ka marrë kryesia me e përjashtua një javë ditë një deputet. Kam pasur përplasje edhe unë. Njerëz jemi, nxehen gjakrat. Por kam ditë me duru. Ujin e Albinit e kam duru, edhe gazin e Albinit e kam duru. Edhe vezët e koleges që ia ka dhanë Albinit mem gju i kam duru.
Por sot ke situata më ndryshe. Mendoj se në Kuvend fuqia e secilit grup parlamentar është fjala. Kemi të drejt që të kritikojmë qeverinë.
Mendoj që sot z. Kryetar edhe juve si pozitë edhe Qeverisë, ju kisha sugjeru, pa pas nevojë me hy në debate, që për sot të anulohet seanca. Të vijmë një ditë tjetër në seancë. Mendoj që sot s’ka kushte. E mora një ftesë për seancë të jashtëzakonshme. Mund të përdorim edhe forcën e votave. Askush s’mund të iu ndaloj. Por pas asaj ngjarje, s’po dua të akuzojë askënd, se kush gjuajti me ujë e kush me shishe. Por mendoj që për shëndetin e këtij Kuvendi, për ftohjen e gjakrave ka nevojë që të paktën sot të mbyllet seanca”, ka thënë Haliti.
Por kryekuvendari Konjufca ka thënë se sheh që ka disponim për të vazhduar dhe për ta tejkaluar situatën.