Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti gjatë një interviste në Periskopi dërgojë këshilla drejt kryeministrit Kurti dhe kryeministrit Rama duke u bërë thirrje që të ndalin retoriken kundër ndaj njëri tjetrit.
Tutje Haliti u shpreh se “po të isha në vend të Albin Kurtit do të shkoja në Beograd të takohesha me Vuciqin”
“Shqipëria ka më shumë përparësi e më shumë mundësi për ta ndihmuar Kosovën. Nëse ne bashkëpunojmë, ne i kemi dy miq, ata i kanë pesë miq dhe këtë miqësi e bashkojmë për interes tonin, për interes të Kosovës, për interes të Shqipërisë, për interes të njerëzve dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Mjaft kemi probleme me Serbinë, tash me Shqipërinë do fillojmë ose Shqipëria me neve do filloj? Ashtu siç ka fitu Edi Rama me shumicë votash edhe Albin Kurti ka fituar me shumicë votash. Nëse ne duam ta rrëzojmë, ka një mekanizëm, duhet t’i bëjmë votat. Ne nuk mundemi me e rrëzu Albin Kurtin duke e sharë, as Edi Rama nuk rrëzohet prej pushtetit duke e kritikuar na e duke i dal kundër Edi Ramës. Ajo që do doja shumë të më dëgjojnë të dytë, jo të më dëgjojnë se çka po them por pse po e them, nalne retorikën kundër njëri-tjetrit, nuk shkon kështu, ne duhet me u bashku me popujt e qytetruar të Evropës”, tha Haliti
“Unë nuk kam dëgjuar, ka zëra të ndryshëm në Evropë që kritikojnë njëri-tjetrin, por e kritikojnë për disa çështje tjera për konkurencë në treg por shkoj e takoj, çka ka lidhje? Unë të isha në vend të Albin Kurtit, unë isha shku në Beograd e kisha taku Vuçiqin, çka ka të keqe? Ai është kryeministër i Kosovës, nuk është në listën e zezë të Serbisë qê ka fletarrest, nuk ka fletarrest ndërkombëtarë ndaj tij. Unë po flas për vete, s’kam paragjykime dhe nuk frikohem me shku në Beograd po të isha Albin Kurti dhe jo unë si Xhavit”, përfundoi ai.