Punët në ndërtimin e kësaj xhamie po rrjedhin sipas planit.
Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.
Punimet filluan në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.
Kjo xhami do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.