Talat Xhaferi e ka mbajtur fjalimin e parë pas marrjes së detyrës si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Xhaferi foli për përgjegjësinë para qytetarëve në udhëheqjen e qeverisë teknike.
“Gjithsesi që në këtë paraqitje të parë nuk kam më shumë më tepër të shtoj sesa ajo që thashë para deputetëve. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësueseve të tyre në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”, tha Xhaferi.
Ai iu tha qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos brengosen për fotografinë familjare në të cilën mungojnë disa deputetë të propozuar nga opozita. Gjatë shërbimit, ai tha se fotografia do të ndryshojë.