{"id":8886,"date":"2022-10-28T17:46:10","date_gmt":"2022-10-28T17:46:10","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=8886"},"modified":"2022-10-28T17:46:10","modified_gmt":"2022-10-28T17:46:10","slug":"ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/","title":{"rendered":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb prej pak njer\u00ebzve q\u00eb e ka par\u00eb propozimin e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb &#8211; Serbi. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka treguar p\u00ebr gazet\u00ebn Nacionale detaje t\u00eb k\u00ebtij plani. Sipas tij, dokumenti ofron njohje de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka b\u00ebr\u00eb me dije se plani franko-gjerman, i cili bazohet n\u00eb konceptin e marr\u00ebveshjes n\u00eb mes t\u00eb dy Gjermanive, parasheh q\u00eb Kosova dhe Serbia ta njohin ekzistenc\u00ebn e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs si shtete sovrane.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ajo \u00e7ka ofron ky dokumenti, t\u00eb cilin e ka par\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministri, \u00ebsht\u00eb njohja de fakto e Kosov\u00ebs nga Serbia dhe hapja e rrug\u00ebs drejt integrimit p\u00ebr n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs Nacionale, Gjini ka deklaruar se Kosova duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb njohja nga Serbia t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb.<\/p>\n<p>I dyti i AAK-s\u00eb ka pranuar se ndryshimi i k\u00ebtij plani \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por jo i pamundur.<\/p>\n<p>Sipas tij, plani nuk flet shum\u00eb p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>Gjini ka treguar se aty thuhet vet\u00ebm se duhet t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb procesin e Brukselit.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ende nuk e di n\u00ebse k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje do ta pranoj\u00eb apo jo Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e paralajm\u00ebruar Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kujdes dhe t\u00eb mos e humb\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, ai ka th\u00ebn\u00eb se refuzimi i k\u00ebtij dokumenti do t\u00eb sillte pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nacionale: Z. Gjini, jav\u00ebn e kaluar, s\u00eb bashku me z. Haradinaj, keni pasur nj\u00eb takim me kryeministrin Kurti. \u00c7ka u diskutua n\u00eb at\u00eb takim?<br \/>\nGjini: Duhet t\u00eb konfirmohet se biseda ka qen\u00eb korrekte, kemi diskutuar p\u00ebr temat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Kjo ka qen\u00eb tema kryesore. E dim\u00eb q\u00eb kan\u00eb qarkulluar ide t\u00eb ndryshme, disa \u201cnon-papers\u201d, disa t\u00eb shkruara e disa t\u00eb pashkruara, dhe kemi diskutuar p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto.<\/p>\n<p>Nacionale: A ju \u00ebsht\u00eb prezantuar ndonj\u00eb dokument konkret n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim?<br \/>\nGjini: T\u00eb dyja pal\u00ebt e kan\u00eb pasur t\u00eb qart\u00eb se ekziston nj\u00eb plan paraprak, q\u00eb, me siguri, edhe mund t\u00eb negociohet, p\u00ebr shkak se jemi n\u00eb negociata. Pajtueshm\u00ebria ka qen\u00eb q\u00eb Kosova duhet ta ket\u00eb rrug\u00ebn e hapur p\u00ebrpara, q\u00eb marr\u00ebveshja duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. I kemi diskutuar t\u00eb gjitha detajet dhe, me siguri, \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb, p\u00ebrmes shum\u00eb kanaleve, edhe opozita \u00ebsht\u00eb e njoftuar me materialet. Normalisht se Qeveria i merr m\u00eb her\u00ebt se opozita materialet, por po, \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr ide konkrete, t\u00eb cilat qarkullojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nacionale: Pra po flisni p\u00ebr planin franko-gjerman?<br \/>\nGjini: Po.<\/p>\n<p>Nacionale: A mund t\u00eb na tregoni, n\u00eb vija t\u00eb trasha, se \u00e7ka parashihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan, meqen\u00ebse nuk dihet shum\u00eb n\u00eb publik?<br \/>\nGjini: Gjithmon\u00eb, secili prej nesh, prej k\u00ebtyre takimeve duhet me pas\u00eb kujdes me nj\u00ebri-tjetrin, duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb besim i nd\u00ebrsjell\u00eb, sepse pjesa d\u00ebrrmuese e detajeve kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb publik, i keni pasur edhe ju n\u00eb Nacionale. Flitet p\u00ebr planin gjermano-francez, i cili bazohet n\u00eb konceptin e marr\u00ebveshjes n\u00eb mes t\u00eb dy Gjermanive. E di q\u00eb ka kontraversa k\u00ebtu se si shpjegohen dy Gjermanit\u00eb, kur ato e kan\u00eb synuar bashkimin, nd\u00ebrsa Kosova me Serbin\u00eb nuk synojn\u00eb bashkim. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb qarta, por koncepti \u00ebsht\u00eb i arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb dyja vendet e njohin ekzistenc\u00ebn e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs si vende sovrane dhe t\u00eb pavarura. Besoj se k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb edhe koncept-dokumenti p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nacionale: N\u00eb opinion flitet shum\u00eb se njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes, duke th\u00ebn\u00eb se kjo mund t\u00eb shtyhet p\u00ebr m\u00eb von\u00eb. N\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre e p\u00ebrmban njohjen kjo marr\u00ebveshje?<br \/>\nGjini: Kur flasim p\u00ebr njohje, jan\u00eb dy faza: nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb faz\u00eb e njohjes s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti, nd\u00ebrsa faza tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike. Pra njohja n\u00eb kuptimin e vendosjes se marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike. Tani, un\u00eb nuk mund t\u00eb them se si p\u00ebrfundon dokumenti, sepse ai \u00ebsht\u00eb duke u negociuar, mir\u00ebpo, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb elementeve q\u00eb un\u00eb kam arritur t\u2019i kuptoj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentit, Serbia e njeh Kosov\u00ebn se ekziston si shtet.<\/p>\n<p>Nacionale: Por p\u00ebr njohje formale reciproke a b\u00ebhet fjal\u00eb?<br \/>\nGjini: Nuk mund ta di un\u00eb tani, sepse k\u00ebto nuk jan\u00eb negociata vet\u00ebm mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \u00cbsht\u00eb evidente se pal\u00eb serioze, pal\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr mos me th\u00ebn\u00eb se m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u00ebsht\u00eb edhe pjesa e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, po flasin p\u00ebr nj\u00eb iniciativ\u00eb franko-gjermane, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar se e ka mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb ShBA-s\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb kemi tri pal\u00eb dhe si dokument q\u00eb negociohet, duhet me pa se deri ku mb\u00ebrrin. Un\u00eb besoj se Kosova duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse duhet ta n\u00ebnkuptoj\u00eb edhe njohjen e plot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, por duhet t\u00eb pritet dhe t\u00eb shihet se si po zhvillohen negociatat n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Nacionale: Dokumenti q\u00eb e keni par\u00eb, a e parasheh formimin e Asociacionit?<br \/>\nGjini: N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje nuk precizohen detajet p\u00ebr at\u00eb se si do t\u00eb duket Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe, mir\u00ebpo n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej pikave t\u00eb fundit, thuhet se t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura deri m\u00eb tash duhet t\u00eb respektohen. Un\u00eb besoj se kjo n\u00ebnkupton se marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb arritur, duhet t\u00eb respektohen ashtu si\u00e7 shkruan dhe, si rrjedhoj\u00eb, edhe krijimi i Asociacionit. Se si do t\u00eb duket ai asociacion, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dokumentit t\u00eb cilin un\u00eb e kam par\u00eb.<\/p>\n<p>Nacionale: N\u00eb takimin me z. Kurti, a keni diskutuar se si mund t\u00eb duket statuti i Asociacionit?<br \/>\nGjini: Jo. N\u00eb takimin e fundit nuk e kemi diskutuar.<\/p>\n<p>Nacionale: Ju keni qen\u00eb edhe me her\u00ebt pjes\u00eb e negociatave. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument? A duhet ta pranoj\u00eb Kosova?<br \/>\nGjini: Arsyeja kryesore pse Kosov\u00ebs i duhet njohja nga Serbia, \u00ebsht\u00eb zhbllokimi i rrug\u00ebs se Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb dhe NATO-s, q\u00eb e n\u00ebnkupton njohjen nga pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e asaj njohjeje. Definitivisht se neve na konvenon q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie normale me Serbin\u00eb, sepse marr\u00ebdh\u00ebniet jonormale me fqinj\u00ebt shkaktojn\u00eb kosto, qoft\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb tjera, mir\u00ebpo elementi kryesor \u00ebsht\u00eb njohja prej pes\u00eb vende mosnjoh\u00ebse. M\u00ebsa di un\u00eb, kat\u00ebr prej pes\u00eb vendeve mosnjoh\u00ebse e kan\u00eb lidhur mund\u00ebsin\u00eb e njohjes p\u00ebr Kosov\u00ebn me nj\u00eb progres n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila e mir\u00ebkupton njohjen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shteteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<br \/>\nTani, Kosova gjithmon\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb qart\u00ebsi dhe, n\u00eb rastin me t\u00eb keq, duhet ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb qart\u00ebsi: q\u00eb ne dhe Serbia njihemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb si shtete q\u00eb ekzistojm\u00eb dhe q\u00eb Kosov\u00ebs po i hapet rruga p\u00ebr ta vazhduar integrimin n\u00eb BE. Pas integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, Serbia lirisht mund ta zgjedh\u00eb rrug\u00ebn e vet, sepse ne do t`i kemi t\u00eb qarta t\u00eb gjitha pikat tona t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Nacionale: N\u00eb ket\u00eb dokument, a ka ndonj\u00eb garanci se, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb mund ta njohin Kosov\u00ebn?<br \/>\nGjini: N\u00eb dokumentin t\u00eb cilin pritet ta n\u00ebnshkruajn\u00eb Kosova dhe Serbia, nuk mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr garanci p\u00ebr vendet e treta, sepse n\u00eb diplomaci nuk ndodh k\u00ebshtu.<br \/>\nUn\u00eb thash\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nj\u00eb pal\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb ShBA-ja dhe BE-ja, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, n\u00eb relacion me Kosov\u00ebn, duken t\u00eb jen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nacionale: Z. Gjini, po flasim p\u00ebr nj\u00eb njohje de fakto apo de jure?<br \/>\nGjini: Synimi i qart\u00eb i partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb minimumi i minimumit t\u00eb jet\u00eb njohja de fakto. Me siguri se do t\u00eb ket\u00eb insistime edhe p\u00ebr njohje de jure, sepse ka me \u00e7el\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn e edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb njohje de jure. Por Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata dhe nuk i kam t\u00eb gjitha informatat dhe duhet t\u00eb shikohet se si rrjedhin ngjarjet. Por Kosova duhet t\u00eb insistoj\u00eb se ne duhet ta kemi rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb zhvillimit dhe integrimit t\u00eb past\u00ebr pas k\u00ebtij procesi t\u00eb negociatave. Nuk guxojm\u00eb ta l\u00ebm\u00eb peng q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb kthehemi dhe t\u00eb diskutojm\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat tema.<br \/>\nN\u00ebse na mbesin t\u00eb hapura temat e nj\u00ebjta, at\u00ebher\u00eb Qeveria nuk ka arritur sukses n\u00eb bisedime.<\/p>\n<p>Nacionale: Pra besoni se kjo do t\u00eb jet\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb?<br \/>\nGjini: Po. Ne do t\u00eb negociojm\u00eb me Serbin\u00eb sikur me t\u00eb gjitha vendet fqinje p\u00ebr shum\u00eb tema edhe shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb vijn\u00eb, sepse t\u00eb gjitha vendet e tjera negociojn\u00eb me fqinj\u00ebt p\u00ebr ndonj\u00eb element t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo. Negociojn\u00eb edhe vendet q\u00eb jan\u00eb njohur para qindrave viteve, por jo p\u00ebr tem\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit ose rregullimit t\u00eb shtetit. K\u00ebto duhet t\u00eb p\u00ebrfundohen.<\/p>\n<p>Nacionale: Sa ka mund\u00ebsi q\u00eb dokumenti q\u00eb keni par\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb negociohet apo t\u00eb ndryshohet?<br \/>\nGjini: Nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb, por gjithmon\u00eb, n\u00ebse ka shkatht\u00ebsi n\u00eb negociata, mund t\u00eb ket\u00eb elemente q\u00eb mund t\u00eb negociohen. Por duhet t\u00eb kuptohet se ky dokument nuk \u00ebsht\u00eb se ka ardhur prej qiellit. Ka ndodhur procesi i harmonizimit t\u00eb q\u00ebndrimeve e i negocimit. Procesi \u201cshuttle diplomacy\u201d ka ndodhur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb derisa ka mb\u00ebrritur ky dokument.<\/p>\n<p>Nacionale: A mund t\u00eb flisni n\u00eb p\u00ebrqindje se sa i p\u00ebrfunduar \u00ebsht\u00eb ky dokument?<br \/>\nGjini: Kisha hezituar t\u00eb jap nj\u00eb p\u00ebrqindje tash, por besoj q\u00eb, pak a shum\u00eb, kornizat jan\u00eb vendosur. Mos harroni se p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, prej partner\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kornizat e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb ardhshme do t\u00eb vendosen shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Nacionale: A keni arritur t\u00eb kuptoni se cili \u00ebsht\u00eb disponimi i Qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument? A do ta pranoj\u00eb?<br \/>\nGjini: Sinqerisht, mund t\u00eb ju them se nuk mund ta di, nuk kam krijuar ende ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje se a ka vullnet Qeveria p\u00ebr ta pranuar apo jo. Mendoj se Qeveria duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb kujdes t\u00eb mos e humb\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tani, p\u00ebr shkak se nuk mund t\u00eb dij\u00eb se kur do t\u00eb hapet nj\u00eb dritare tjet\u00ebr. Normalisht q\u00eb Qeveria nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb gjithfar\u00eb marr\u00ebveshjesh, nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb na kthen prapa n\u00eb bisedime me Serbin\u00eb, mir\u00ebpo t\u00eb refuzohet \u201cbllanko\u201d nj\u00eb marr\u00ebveshje e sponsorizuar nga shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, duhet me pas\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Nacionale: N\u00eb \u00e7far\u00eb periudhe kohore mund ta presim n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje? Sa jan\u00eb gjasat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit?<br \/>\nGjini: Prap\u00eb, nuk mund ta di me sakt\u00ebsi, por besoj se jemi n\u00eb hapat e fundit t\u00eb nj\u00eb investimi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh diplomatik, t\u00eb cilin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Gjermania dhe Franca, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga ShBA-ja.<\/p>\n<p>Nacionale: Qeveria nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb informacion p\u00ebr publikun. Pse mendoni se nuk po e b\u00ebn publike k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje? \u00c7far\u00eb po pritet?<br \/>\nGjini: M\u00ebsa kam kuptuar prej medieve, z. Escobar ka th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb shpejt do t\u00eb jet\u00eb dokumenti publik, mir\u00ebpo nuk di pse pret Qeveria. N\u00eb parim, besoj se ka nevoj\u00eb p\u00ebr ruajtje t\u00eb konfidecialitetit, por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb komunikohet me t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00ebs. Qeveria Kurti duhet t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e besimit me t\u00eb gjitha partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Nacionale: \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja parasheh edhe nd\u00ebshkime p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb e refuzojn\u00eb. Sa rrezikon Kosova, n\u00ebse nuk e pranon at\u00eb?<br \/>\nGjini: Kemi nj\u00eb investim t\u00eb presidentit Biden e t\u00eb sekretarit Blinken. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kemi nj\u00eb investim t\u00eb madh politik t\u00eb kancelarit Scholz dhe t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Franca. Pra, n\u00ebse kemi nj\u00eb investim politik t\u00eb k\u00ebtij niveli, at\u00ebher\u00eb me siguri q\u00eb refuzimet e marrjes seriozisht parasysh t\u00eb k\u00ebtyre investimeve do t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb seriozisht t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Serbin\u00eb. Politika jon\u00eb duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se n\u00eb cilin nivel ka shkuar investimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb kuptoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7ka n\u00ebnkupton nj\u00eb d\u00ebshtim. Nj\u00eb d\u00ebshtim, p\u00ebr mendimin tim, mund t\u00eb jet\u00eb gati i paimagjinuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr shkak se investimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces e ka arritur nivelin q\u00eb nuk e ka pasur q\u00eb nga periudha 2007-2008.<\/p>\n<p>Nacionale: Sipas k\u00ebsaj q\u00eb thoni, Kosova nuk ka shum\u00eb alternativa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<br \/>\nGjini: Un\u00eb mendoj se Kosova i ka pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe e ka ende mund\u00ebsin\u00eb, por duhet t\u00eb jemi tep\u00ebr t\u00eb kujdessh\u00ebm, kur i themi \u201cjo\u201d nj\u00eb dokumenti, i cili e p\u00ebrmban njohjen dhe n\u00eb t\u00eb cilin ka ndodhur nj\u00eb investim kaq i madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \/Nacionale<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb prej pak njer\u00ebzve q\u00eb e ka par\u00eb propozimin e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb &#8211; Serbi. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka treguar p\u00ebr gazet\u00ebn Nacionale detaje t\u00eb k\u00ebtij plani. Sipas tij, dokumenti ofron njohje de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka b\u00ebr\u00eb me dije se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8887,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[253],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00cbsht\u00eb prej pak njer\u00ebzve q\u00eb e ka par\u00eb propozimin e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb &#8211; Serbi. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka treguar p\u00ebr gazet\u00ebn Nacionale detaje t\u00eb k\u00ebtij plani. Sipas tij, dokumenti ofron njohje de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka b\u00ebr\u00eb me dije se [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-10-28T17:46:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ardian-gjini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"633\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"347\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto\",\"datePublished\":\"2022-10-28T17:46:10+00:00\",\"dateModified\":\"2022-10-28T17:46:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\"},\"wordCount\":2395,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Ardian Gjini\"],\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\",\"name\":\"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-10-28T17:46:10+00:00\",\"dateModified\":\"2022-10-28T17:46:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto","og_description":"\u00cbsht\u00eb prej pak njer\u00ebzve q\u00eb e ka par\u00eb propozimin e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb &#8211; Serbi. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka treguar p\u00ebr gazet\u00ebn Nacionale detaje t\u00eb k\u00ebtij plani. Sipas tij, dokumenti ofron njohje de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. N\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini, ka b\u00ebr\u00eb me dije se [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2022-10-28T17:46:10+00:00","og_image":[{"width":633,"height":347,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/ardian-gjini.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto","datePublished":"2022-10-28T17:46:10+00:00","dateModified":"2022-10-28T17:46:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/"},"wordCount":2395,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Ardian Gjini"],"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/","name":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2022-10-28T17:46:10+00:00","dateModified":"2022-10-28T17:46:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/ardian-gjini-plani-franko-gjerman-ofron-njohje-de-fakto\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ardian Gjini: Plani franko-gjerman ofron njohje de fakto"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8886"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8886"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8886\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8888,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8886\/revisions\/8888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}