{"id":77969,"date":"2026-11-03T13:25:35","date_gmt":"2026-11-03T13:25:35","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=77969"},"modified":"2026-11-03T13:25:35","modified_gmt":"2026-11-03T13:25:35","slug":"pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/","title":{"rendered":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ngriti aktakuz\u00eb ndaj A.J., t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me arm\u00eb zjarri n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Lajmin e konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb ditur se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb munges\u00eb, m\u00eb 22 tetor 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes, A.J. akuzohet edhe p\u00ebr \u201cmbajtje n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbetet e paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndryshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pas nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb e ka mund\u00ebsuar ngritjen e aktakuz\u00ebs pik\u00ebrisht tani.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb m\u00ebhershme, i akuzuari ndodhej n\u00eb Spanj\u00eb dhe autoritetet kosovare kishin hasur n\u00eb pengesa p\u00ebr ekstradimin e tij.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e pyeti Prokurorin\u00eb p\u00ebr arsyet e vones\u00ebs s\u00eb aktakuz\u00ebs, zhvillimet eventuale n\u00eb hetime dhe vendndodhjen aktuale t\u00eb t\u00eb akuzuarit, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij lajmi, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ende nuk konfirmoi n\u00ebse e ka pranuar aktakuz\u00ebn dhe n\u00eb cil\u00ebn faz\u00eb ndodhet procedura gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rasti i Diana Kastratit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb d\u00ebshtimit institucional n\u00eb mbrojtjen e grave nga dhuna n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Diana u vra vet\u00ebm 22 dit\u00eb pasi kishte k\u00ebrkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, e cila nuk kishte vepruar ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj \u2013 nj\u00eb mosveprim q\u00eb Gjykata Kushtetuese m\u00eb von\u00eb e konstatoi si shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje q\u00eb mbeti pa p\u00ebrgjigje<\/p>\n<p>Diana Kastrati ishte 27 vje\u00e7e kur u vra m\u00eb 18 maj 2011, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, ajo ishte q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri n\u00eb qaf\u00eb, nd\u00ebrsa i dyshuar p\u00ebr vrasjen ishte ish-partneri i saj, A.J., me t\u00eb cilin kishte bashk\u00ebjetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet dhe kishte nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar 2011, Diana kishte paraqitur padi p\u00ebr shk\u00ebputjen e bashk\u00ebsis\u00eb jasht\u00ebmartesore me A.J., p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre, sipas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Pas paraqitjes s\u00eb padis\u00eb, ajo ishte zhvendosur bashk\u00eb me vajz\u00ebn te prind\u00ebrit e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 prill t\u00eb atij viti, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb pretenduara ndaj saj dhe vajz\u00ebs, Diana iu drejtua Gjykat\u00ebs Komunale n\u00eb Prishtin\u00eb, duke k\u00ebrkuar urdh\u00ebr p\u00ebr mbrojtje emergjente.<\/p>\n<p>Sipas ligjit n\u00eb fuqi, gjykata duhej t\u00eb vendoste p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn brenda 24 or\u00ebve.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebrkesa mbeti pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 22 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Diana u vra.<\/p>\n<p>Mosveprimi i gjykat\u00ebs u b\u00eb m\u00eb pas objekt i nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb ligjore, t\u00eb nisur nga prind\u00ebrit e saj, G\u00ebzim dhe Makfire Kastrati.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2012, prind\u00ebrit e Dian\u00ebs iu drejtuan Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke pretenduar se mosveprimi i Gjykat\u00ebs Komunale n\u00eb Prishtin\u00eb kishte cenuar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2013, Gjykata Kushtetuese u dha t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e saj, ajo konstatoi se Gjykata Komunale kishte d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrmbushte detyrimet ligjore p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mbrojtje emergjente.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetueses, ky mosveprim p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb, t\u00eb garantuar me nenin 25 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nenin 2 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Gjykata konstatoi gjithashtu shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mjete juridike, t\u00eb garantuar me nenet 32 dhe 54 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nenin 13 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykim p\u00ebrmendet edhe nj\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtarit q\u00eb kishte trajtuar k\u00ebrkes\u00ebn e Dian\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga konstatimi i shkeljes te d\u00ebmshp\u00ebrblimi<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, prind\u00ebrit e Dian\u00ebs vazhduan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga shteti.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013, G\u00ebzim dhe Makfire Kastrati ngrit\u00ebn padi kund\u00ebr institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, duke k\u00ebrkuar kompensim p\u00ebr d\u00ebmin jomaterial t\u00eb shkaktuar nga vrasja e vajz\u00ebs s\u00eb tyre dhe mosveprimi i autoriteteve p\u00ebr ta mbrojtur.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Gjykata Themelore n\u00eb Prizren vendosi q\u00eb Republika e Kosov\u00ebs t\u2019u paguante prind\u00ebrve t\u00eb Dian\u00ebs 95 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr vuajtjet shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas ankes\u00ebs s\u00eb Avokatur\u00ebs Shtet\u00ebrore, Gjykata e Apelit e uli shum\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit n\u00eb 30 mij\u00eb euro n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Apelit, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs dhe Qeveria e Kosov\u00ebs u detyruan ta paguanin k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidare.<\/p>\n<p>Pse i dyshuari nuk \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, pamund\u00ebsia e ekstradimit t\u00eb t\u00eb dyshuarit nga Spanja kishte qen\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr procedimin e rastit t\u00eb vrasjes s\u00eb Diana Kastratit.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2022, organizata QIKA raportoi se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishin konfirmuar se Spanja kishte refuzuar ekstradimin e t\u00eb dyshuarit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas QIKA-s, Prokuroria kishte pezulluar hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Spanja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngritja e aktakuz\u00ebs tani sh\u00ebnon nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri n\u00eb rastin q\u00eb ka mbetur pa epilog penal p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>Ajo, megjithat\u00eb, nuk n\u00ebnkupton shpalljen fajtor t\u00eb t\u00eb akuzuarit, i cili prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa faj\u00ebsia e tij t\u00eb v\u00ebrtetohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza n\u00eb koh\u00ebn e nj\u00eb tjet\u00ebr rasti q\u00eb tronditi Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Aktakuza p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit vjen n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova po p\u00ebrballet me reagime t\u00eb shumta pas vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt, m\u00eb 25 tetor, n\u00eb Pej\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshohet ish-kunati i saj.<\/p>\n<p>Edhe Zekaj kishte k\u00ebrkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajm\u00ebruar se jeta e saj ishte n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Gjetjet preliminare t\u00eb Inspektoratit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs (IPK) nxor\u00ebn n\u00eb pah nj\u00eb varg l\u00ebshimesh n\u00eb trajtimin e rastit.<\/p>\n<p>Sipas IPK-s\u00eb, Policia nuk kishte dokumentuar ekzekutimin e nj\u00eb urdhri mbrojt\u00ebs t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 7 shtator, nd\u00ebrsa nj\u00eb urdh\u00ebr tjet\u00ebr, i 16 tetorit, ishte zbatuar me gjasht\u00eb dit\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, drejtuesit policor\u00eb n\u00eb Pej\u00eb nuk kishin trajtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb hetuesit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e rrezikut dhe shtimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Zekajn.<\/p>\n<p>Pas vrasjes, nj\u00eb varg zyrtar\u00ebsh policor\u00eb dhe prokuror\u00ebsh u pezulluan nga detyra, nd\u00ebrsa drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Gazmend Hoxha, dha dor\u00ebheqje m\u00eb 30 tetor, duke e cil\u00ebsuar vendimin si akt t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka themeluar edhe nj\u00eb komision hetimor parlamentar p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet institucionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse rrethanat e dy vrasjeve jan\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb dyja rastet kan\u00eb ngritur pyetje p\u00ebr efektivitetin e institucioneve n\u00eb mbrojtjen e grave q\u00eb raportojn\u00eb dhun\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ngriti aktakuz\u00eb ndaj A.J., t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me arm\u00eb zjarri n\u00eb Prishtin\u00eb. Lajmin e konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb ditur se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb munges\u00eb, m\u00eb 22 tetor 2026. P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":77970,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[3324],"tags":[3897],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ngriti aktakuz\u00eb ndaj A.J., t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me arm\u00eb zjarri n\u00eb Prishtin\u00eb. Lajmin e konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb ditur se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb munges\u00eb, m\u00eb 22 tetor 2026. P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-11-03T13:25:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/diana-600x360-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit\",\"datePublished\":\"2026-11-03T13:25:35+00:00\",\"dateModified\":\"2026-11-03T13:25:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\"},\"wordCount\":1228,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Diana Kastrati\"],\"articleSection\":[\"Dyt\u00ebsore\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\",\"name\":\"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-11-03T13:25:35+00:00\",\"dateModified\":\"2026-11-03T13:25:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit","og_description":"Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ngriti aktakuz\u00eb ndaj A.J., t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me arm\u00eb zjarri n\u00eb Prishtin\u00eb. Lajmin e konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb ditur se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb munges\u00eb, m\u00eb 22 tetor 2026. P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2026-11-03T13:25:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/diana-600x360-1.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"6 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit","datePublished":"2026-11-03T13:25:35+00:00","dateModified":"2026-11-03T13:25:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/"},"wordCount":1228,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Diana Kastrati"],"articleSection":["Dyt\u00ebsore"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/","name":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2026-11-03T13:25:35+00:00","dateModified":"2026-11-03T13:25:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/pas-15-vjetesh-ngrihet-aktakuze-ne-mungese-per-vrasjen-e-diana-kastratit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pas 15 vjet\u00ebsh, ngrihet aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasjen e Diana Kastratit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77969"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77969"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77971,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77969\/revisions\/77971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}