{"id":76165,"date":"2026-01-27T18:35:10","date_gmt":"2026-01-27T18:35:10","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=76165"},"modified":"2026-01-27T18:35:10","modified_gmt":"2026-01-27T18:35:10","slug":"adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/","title":{"rendered":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Shkruan: Adri Nurellari<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Uji, ose m\u00eb sakt\u00eb keqadministrimi i tij, \u00ebsht\u00eb mbase pasqyra m\u00eb e pam\u00ebshirshme e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit shqiptar. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi mij\u00ebra familje pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; nga ana tjet\u00ebr kemi lumenj q\u00eb dalin nga shtrati dhe marrin me vete sht\u00ebpi, biznese, toka e bag\u00ebti. P\u00ebrmbytja masive e k\u00ebtij dimri nuk mund t\u00eb konsiderohet thjesht si aksident natyror, por si auditim i qeverisjes, sepse aty ku ekziston shteti, uji menaxhohet p\u00ebrpara se t\u00eb kthehet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Mungesa e infrastruktur\u00ebs hidraulike moderne funksionale, si dhe mungesa e planifikimit profesional territorial na ka sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, ku \u00e7do stin\u00eb me reshje intensive na kthehet n\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. Faktikisht, nj\u00eb nga teorit\u00eb p\u00ebr zanafill\u00ebn e shtetit vjen nga historiani Wittfogel, i cili flet p\u00ebr shtetin embrional q\u00eb ka lindur nga nevoja p\u00ebr t\u00eb mposhtur dhe administruar ujin si forc\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs, pra si p\u00ebrgjigje ndaj sfidave praktike t\u00eb mbijetes\u00ebs kolektive. Qytet\u00ebrimet e para lind\u00ebn pik\u00ebrisht aty ku uji ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht burim jete dhe k\u00ebrc\u00ebnim shkat\u00ebrrues. Shteti i par\u00eb Sumer u form\u00ebsua n\u00eb Mesopotami, midis Tigrit dhe Eufratit; Egjipti i lasht\u00eb u nd\u00ebrtua p\u00ebrgjat\u00eb Nilit; Kina n\u00eb pellgjet e Huang He (Lumi i Verdh\u00eb) dhe Yangce; nd\u00ebrsa India pran\u00eb Indusit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, bujq\u00ebsia intensive dhe mbijetesa vareshin nga kontrolli i p\u00ebrmbytjeve dhe sigurimi i ujit n\u00eb stin\u00ebt e thata, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm nd\u00ebrtimin e kanaleve, argjinaturave, rezervuar\u00ebve dhe sistemeve t\u00eb kullimit. K\u00ebto projekte k\u00ebrkonin planifikim qendror, mobilizim masiv pune dhe administrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb \u00e7uan n\u00eb lindjen e shtetit. Nga ky organizim doli nj\u00eb klas\u00eb drejtuese q\u00eb kontrollonte infrastruktur\u00ebn jetike dhe bashk\u00eb me t\u00eb, ekonomin\u00eb dhe rendin shoq\u00ebror. Edhe pse teoria e shtetit hidraulik nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkryer e \u201cfut uj\u00eb\u201d nga disa an\u00eb; prap\u00ebseprap\u00eb, ajo mbetet nj\u00eb nga shpjegimet m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr lindjen e shtetit. Aty ku ka shtet, uji kanalizohet e shfryt\u00ebzohet; aty ku mungon, uji sundon dhe e ekspozon boshll\u00ebkun e pushtetit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nj\u00eb vend, i cili renditet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit me burime ujore n\u00eb Evrop\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk parandalon dot p\u00ebrmbytjet, por nuk arrin t\u00eb garantoj\u00eb dot as furnizim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet. Ky paradoks l\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb hidhur dhe t\u00eb shtyn domosdoshm\u00ebrish krahasimin me kategorin\u00eb e \u201cbot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d, sipas ndarjes klasike t\u00eb propozuar dikur nga Alfred Sauvy.<\/p>\n<p>Edhe pse sot kjo terminologji p\u00ebrdoret m\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebrmbajtja e saj analitike mbetet aktuale. Studiuesit bashk\u00ebkohor\u00eb kategorizojn\u00eb si vend t\u00eb \u201cbot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d nj\u00eb vend me shtet disfunksional, institucione t\u00eb dob\u00ebta ose t\u00eb kapura nga interesa private, sh\u00ebrbimet baz\u00eb t\u00eb mang\u00ebta apo t\u00eb paq\u00ebndrueshme, planifikimi \u00ebsht\u00eb minimal ose inekzistent, industrializim t\u00eb ul\u00ebt nd\u00ebrsa ekonomia mb\u00ebshtetet n\u00eb burime primare, informalitet, remitanca ose asistenc\u00eb t\u00eb jashtme. Ky lloj shteti ka tendenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb \u201cperiferin\u00eb\u201d e sistemit global, duke sh\u00ebrbyer si burim l\u00ebnde t\u00eb par\u00eb dhe krahu\u00a0t\u00eb lir\u00eb pune p\u00ebr vendet e zhvilluara. N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00e7do kriz\u00eb natyrore apo ekonomike shnd\u00ebrrohet shpejt n\u00eb kriz\u00eb humanitare, sepse shteti nuk ka as kapacitetin p\u00ebr ta parandaluar, as aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive. Kjo munges\u00eb kapaciteti nuk shihet vet\u00ebm n\u00eb kriza t\u00eb m\u00ebdha, por edhe n\u00eb situata krejt t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Mjaftoi bora e par\u00eb e dimrit p\u00ebr ta kuptuar se rrug\u00ebt ishin pa krip\u00eb. Nj\u00eb detaj i vog\u00ebl, por shenj\u00eb e qart\u00eb se shteti nuk \u00ebsht\u00eb gati as p\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb parashikueshme. Kur ka shtr\u00ebngata, anijet na i shp\u00ebton Guardia Costiera italiane, duke treguar se edhe p\u00ebr sigurin\u00eb detare ngelemi n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb partner\u00ebve pasi s\u2019kemi kapacitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm shtet\u00ebror. Ky realitet u pa qart\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 kur qent\u00eb e specializuar t\u00eb k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit dhe sensor\u00ebt akustik\u00eb, termik\u00eb e sizmik\u00eb erdh\u00ebn nga jasht\u00eb, nd\u00ebrsa \u201cspecialist\u00ebt\u201d tan\u00eb punonin sip\u00ebr rr\u00ebnojave me qysqi e vare. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet mungesash bazike, shteti yn\u00eb i lejon vetes luksin t\u00eb investoj\u00eb 15 milion\u00eb euro p\u00ebr ta transformuar Piramid\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr baresh dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb shemb\u00eb teatrin e vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ri me 30 milion\u00eb euro me nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur e m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kontrast i fort\u00eb q\u00eb nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbysur; kemi investime spektakolare p\u00ebr imazh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapacitetet elementare p\u00ebr sigurin\u00eb njer\u00ebzore, parandalimin e katastrofave dhe sh\u00ebrbimet publike t\u00eb emergjenc\u00ebs vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb anashkaluara.<\/p>\n<p>Sipas \u201cWorld Risk Report 2025\u201d dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit nga Banka Bot\u00ebrore, Shqip\u00ebria p\u00ebrmendet si vendi m\u00eb i ekspozuar ndaj fatkeq\u00ebsive natyrore n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrthurjes s\u00eb ekspozimit t\u00eb lart\u00eb ndaj rreziqeve dhe kapacitetit relativisht t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar ato. Pavar\u00ebsisht rrezikut t\u00eb vazhduesh\u00ebm e t\u00eb patrajtuar, ka di\u00e7ka thell\u00ebsisht komprometuese dhe indinjuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shoq\u00ebria jon\u00eb\u00a0p\u00ebrmbytet jo vet\u00ebm nga uji, por nga justifikimet q\u00eb dalin menj\u00ebher\u00eb pas v\u00ebrshimit t\u00eb tij. Sa her\u00eb q\u00eb lumi del nga shtrati, faji i hidhet \u201cfatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d, sikur natyra t\u00eb ishte nj\u00eb agresore e verb\u00ebr e kapri\u00e7oze q\u00eb na sulmon pabesisht kur s\u2019e kemi mendjen. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrmbytja rrall\u00ebher\u00eb vjen pa paralajm\u00ebrim; ajo ndodh zakonisht mu aty ku shteti ka zgjedhur t\u00eb t\u00ebrhiqet, t\u00eb mos planifikoj\u00eb, t\u00eb mos mir\u00ebmbaj\u00eb apo t\u00eb mos parandaloj\u00eb. N\u00eb ver\u00eb, kur flak\u00ebt p\u00ebrpijn\u00eb male dhe fusha dhe qielli mbushet me avion\u00eb t\u00eb huaj zjarrfik\u00ebs, rituali \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: fal\u00ebnderime zyrtare, dalje publike, fjalor dramatik. Kur toka dridhet, d\u00ebgjojm\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtat formula klishe nga zyrtar\u00ebt: \u201cforc\u00eb e natyr\u00ebs\u201d, \u201cngjarje e jasht\u00ebzakonshme\u201d. Ajo q\u00eb mungon sistematikisht \u00ebsht\u00eb pranimi m\u00eb elementar i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore shnd\u00ebrrohet n\u00eb tragjedi vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur shteti s\u2019funksionon. Ironia e epok\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne jetojm\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri super-moderne, por q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb pik\u00ebrisht aty ku shtetet e lashta kishin kuptuar thelbin e pushtetit.<\/p>\n<p>Sot kemi inteligjenc\u00eb artificiale, satelit\u00eb, drone modele klimatike, pafund studime e modele t\u00eb suksesshme, buxhete e institucione. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmbytjet na gjejn\u00eb vazhdimisht t\u00eb pap\u00ebrgatitur, zjarret na nxjerrin zbuluar munges\u00ebn e kapaciteteve reale p\u00ebr shuarjen e tyre dhe t\u00ebrmetet kthehen n\u00eb prova t\u00eb d\u00ebshtimit social e institucional. Sipas Raportit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Klim\u00ebn dhe Zhvillimin n\u00eb Shqip\u00ebri (tetor 2024), duhen investuar rreth 6 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e ardhshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmet dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitetet q\u00eb na lejojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb dhe rim\u00ebk\u00ebmbemi nga p\u00ebrmbytjet, zjarret, rr\u00ebshqitjet e dheut, t\u00ebrmetet dhe that\u00ebsirat. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 0.6\u20131% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto n\u00eb vit si kosto e arsyeshme krahasuar me d\u00ebmet pallogaritshme q\u00eb shkakton mosveprimi. K\u00ebtu duhet pasur parasysh se vler\u00ebsimet paraprake t\u00eb ekspert\u00ebve\u00a0p\u00ebr pasojat e p\u00ebrmbytjeve sivjet flasin p\u00ebr qindra miliona euro d\u00ebme vet\u00ebm n\u00eb bujq\u00ebsi. Po ashtu, vera q\u00eb lam\u00eb pas ishte nd\u00ebr m\u00eb katastrofiket p\u00ebr nga zjarret.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Sistemit Evropian t\u00eb Informacionit p\u00ebr Zjarret n\u00eb Pyje (EFFIS), Shqip\u00ebria qe n\u00eb krye t\u00eb rajonit p\u00ebr sip\u00ebrfaqet e djegura, me rreth 59 933 hektar\u00eb t\u00eb shkrumbuara nga 132 zjarre madhore. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, k\u00ebto shifra tregojn\u00eb se fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb episode t\u00eb izoluara, por nj\u00eb kriz\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur strukturore, me kosto t\u00eb kripur ekonomike, mjedisore dhe njer\u00ebzore q\u00eb shtohen nga viti n\u00eb vit. Prandaj raporti i sip\u00ebrp\u00ebrmendur rekomandon investime tek menaxhimi i uj\u00ebrave dhe mbrojtja nga p\u00ebrmbytjet p\u00ebrmes argjinaturave, pritave, kanaleve dhe baseneve kulluese; te planifikimi urban q\u00eb ndalon nd\u00ebrtimet n\u00eb zona rreziku; te zgjidhjet natyrore si restaurimi i zonave mo\u00e7alore dhe pyjeve; si dhe te sistemet e paralajm\u00ebrimit t\u00eb hersh\u00ebm dhe forcimi i kapaciteteve lokale t\u00eb reagimit. Krahas k\u00ebtyre masave, thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr mir\u00ebmbajtje sistematike t\u00eb shtratit t\u00eb lumenjve, p\u00ebrfshir\u00eb pastrimin e sedimentit dhe heqjen e pengesave artificiale q\u00eb rrisin rrezikun e v\u00ebrshimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element qendror mbetet forcimi i planifikimit territorial dhe zbatimi real i hartave t\u00eb rrezikut, duke ndaluar nd\u00ebrtimet n\u00eb zona p\u00ebrmbytjeje dhe duke korrigjuar, aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur, zhvillimet informale ekzistuese. Studimi n\u00eb fjal\u00eb gjithashtu thekson se zjarret nuk luftohen me konferenca shtypi n\u00eb kulmin e ver\u00ebs, por me parandalim gjat\u00eb gjith\u00eb vitit dhe planifikim afatgjat\u00eb. Rekomandohet menaxhim real i pyjeve, pastrim t\u00eb vegjetacionit t\u00eb that\u00eb, ndalim real t\u00eb djegieve t\u00eb paligjshme dhe kthim t\u00eb administrimit pyjor nga formalitet n\u00eb funksion. Nj\u00eb element qendror \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i sistemeve t\u00eb paralajm\u00ebrimit t\u00eb hersh\u00ebm, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb monitorim satelitor, t\u00eb dh\u00ebna meteorologjike dhe analiza rreziku n\u00eb koh\u00eb reale, t\u00eb shoq\u00ebruara me kapacitete lokale q\u00eb mund t\u00eb reagojn\u00eb shpejt, p\u00ebrpara se zjarret t\u00eb p\u00ebrhapen.<\/p>\n<p>Pa financim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, pushtet vendor funksional dhe investime n\u00eb restaurimin e pyjeve, paralajm\u00ebron raporti, zjarret do t\u00eb mbeten pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e keqqeverisjes, jo e klim\u00ebs. Mesazhi \u00ebsht\u00eb brutal, ose investohet n\u00eb parandalim, ose zjarret do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb na djegin territorin, ekonomin\u00eb dhe besimin tek shteti. N\u00ebse k\u00ebto investime nuk b\u00ebhen, ka p\u00ebr t\u00eb na marr\u00eb lumi, sepse d\u00ebmet vjetore nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore pritet t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 7.2% t\u00eb PBB-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2050, nd\u00ebrsa nj\u00eb ngjarje e vetme ekstreme mund t\u00eb fshij\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra zhvillimi ekonomik, e shkaktoj\u00eb tragjedi njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se \u00e7do euro e investuar n\u00eb masa parandaluese dhe p\u00ebrshtatjeje kthehet deri n\u00eb 10 euro p\u00ebrfitim, n\u00eb form\u00ebn e humbjeve t\u00eb shmangura, stabilitetit ekonomik dhe p\u00ebrfitimeve sociale e mjedisore. Prandaj, pa nj\u00eb k\u00ebndjellje p\u00ebrgjegj\u00ebsie shtet\u00ebrore dhe pa ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor nga reagimi i vonuar te parandalimi serioz, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mbetet e bllokuar n\u00eb ciklin e krizave t\u00eb parashikueshme q\u00eb trajtohen si episode shkat\u00ebrruese t\u00eb papritura.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Adri Nurellari Uji, ose m\u00eb sakt\u00eb keqadministrimi i tij, \u00ebsht\u00eb mbase pasqyra m\u00eb e pam\u00ebshirshme e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit shqiptar. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi mij\u00ebra familje pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; nga ana tjet\u00ebr kemi lumenj q\u00eb dalin nga shtrati dhe marrin me vete sht\u00ebpi, biznese, toka e bag\u00ebti. P\u00ebrmbytja masive e k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[2283],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Adri Nurellari Uji, ose m\u00eb sakt\u00eb keqadministrimi i tij, \u00ebsht\u00eb mbase pasqyra m\u00eb e pam\u00ebshirshme e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit shqiptar. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi mij\u00ebra familje pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; nga ana tjet\u00ebr kemi lumenj q\u00eb dalin nga shtrati dhe marrin me vete sht\u00ebpi, biznese, toka e bag\u00ebti. P\u00ebrmbytja masive e k\u00ebtij [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-01-27T18:35:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/auto_adri-nurellari-pic1671715219-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-01-27T18:35:10+00:00\",\"dateModified\":\"2026-01-27T18:35:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\"},\"wordCount\":1824,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Adri Nurellari\"],\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\",\"name\":\"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-01-27T18:35:10+00:00\",\"dateModified\":\"2026-01-27T18:35:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb","og_description":"Shkruan: Adri Nurellari Uji, ose m\u00eb sakt\u00eb keqadministrimi i tij, \u00ebsht\u00eb mbase pasqyra m\u00eb e pam\u00ebshirshme e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit shqiptar. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi mij\u00ebra familje pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; nga ana tjet\u00ebr kemi lumenj q\u00eb dalin nga shtrati dhe marrin me vete sht\u00ebpi, biznese, toka e bag\u00ebti. P\u00ebrmbytja masive e k\u00ebtij [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2026-01-27T18:35:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/auto_adri-nurellari-pic1671715219-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb","datePublished":"2026-01-27T18:35:10+00:00","dateModified":"2026-01-27T18:35:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/"},"wordCount":1824,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Adri Nurellari"],"articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/","name":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2026-01-27T18:35:10+00:00","dateModified":"2026-01-27T18:35:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/adri-nurellari-kur-shteti-mbytet-ne-nje-pike-uje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Adri Nurellari: Kur shteti mbytet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76165"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76165"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76166,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76165\/revisions\/76166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}