{"id":75408,"date":"2026-01-04T15:23:01","date_gmt":"2026-01-04T15:23:01","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=75408"},"modified":"2026-01-04T15:23:01","modified_gmt":"2026-01-04T15:23:01","slug":"interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>Teatri n\u00eb Kosov\u00eb ka evoluuar, por nuk e ka \u201carom\u00ebn\u201d e dikurshme, nuk ka m\u00eb shfaqje kult dhe \u201c\u00ebsht\u00eb vendosur pas sken\u00ebs\u201d, thot\u00eb regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit t\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Autori i filmave \u201cProka\u201d (1984), \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d (1988), \u201cKukumi\u201d (2005), \u201cTri dritare dhe nj\u00eb varje\u201d (2014) dhe \u201cLejleku\u201d (2024), vler\u00ebson se censura q\u00eb ishte e pranishme n\u00eb art p\u00ebr arsye ideologjike n\u00eb sistemin socialist, tashm\u00eb ka trajt\u00eb tjet\u00ebr dhe kusht\u00ebzohet nga buxheti dhe privilegjet.<\/p>\n<p>\u201cMe dashje e pa dashje, njer\u00ebzit i n\u00ebnshtrohen fuqis\u00eb s\u00eb paras\u00eb. I n\u00ebnshtrohen fuqis\u00eb s\u00eb pozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d, thot\u00eb Qosja n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vler\u00ebson se kinematografia e Kosov\u00ebs ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim dhe ka pasur suksese, ai thekson se ende pret t\u00eb shoh\u00eb \u201cautor\u00eb, krijues, t\u00eb cil\u00ebt nuk e imitojn\u00eb krijimtarin\u00eb, por jan\u00eb vetvetja\u201d.<\/p>\n<p>Shfaqja e filmit t\u00eb tij t\u00eb fundit, \u201cLejleku\u201d, i punuar s\u00eb fundmi n\u00eb vendlindjen e tij, n\u00eb Vuthaj t\u00eb Malit t\u00eb Zi, u nd\u00ebrpre n\u00eb Podgoric\u00eb, n\u00eb shtatorin e vitit 2025, p\u00ebr shkak se komunikonte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>\u201cDo ta kishin nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do film tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb se nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d, thekson Qosja, duke kritikuar nacionalizimin e skajsh\u00ebm dhe, si\u00e7 e quan ai, \u201ct\u00eb zgjuar von\u00eb dhe me ankth t\u00eb tmerrsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ai shpreh mendimin se politika n\u00eb Kosov\u00eb nuk po e shqyrton mjaftuesh\u00ebm kultur\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas tij, politikan\u00ebt jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201caktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cTeatri \u00ebsht\u00eb pas sken\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0P\u00ebr \u00e7do vit, n\u00eb Kosov\u00eb organizohen festivale t\u00eb ndryshme t\u00eb teatrove, por edhe t\u00eb filmave. A jan\u00eb ato pasqyr\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e teatrove dhe kinematografis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs? A ka zhvillim, ngecje, degradim? Si e shihni ju?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Po e filloj prej nj\u00eb shembulli t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb e kam p\u00ebrjetuar kur isha n\u00eb nj\u00eb festival t\u00eb filmit n\u00eb Vjen\u00eb. Atje ishte nj\u00eb prej regjisor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm rumun, Cristi Puiu. N\u00eb bised\u00eb me gazetar\u00ebt, ai tha: \u201cNuk i dua festivalet\u201d. Gazetar\u00ebt u habit\u00ebn. Ai tha se kur ne b\u00ebjm\u00eb film, e dim\u00eb se sa heqim. Pastaj, vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb festival. Aty jan\u00eb n\u00eb juri tre, kat\u00ebr ose pes\u00eb njer\u00ebz, dhe e vler\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb film, p\u00ebr t\u00eb cilin ne jo vet\u00ebm q\u00eb shpenzojm\u00eb energji, dituri, njohuri, angazhim, nerva, pun\u00eb, por tha \u201cgjat\u00eb nj\u00eb filmi, ne plakemi\u201d. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebtu, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb na zhvler\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Festivalet nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb organizohen, por jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. N\u00ebse e marrim k\u00ebt\u00eb mas\u00eb p\u00ebr ta organizuar k\u00ebt\u00eb festival, at\u00ebher\u00eb un\u00eb dyshoj q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb i kemi gjithmon\u00eb t\u00eb pranishme.<\/p>\n<p>E dini edhe vet\u00eb, festivalet kan\u00eb shum\u00eb mang\u00ebsi. Ato mang\u00ebsi, nuk jam i bindur q\u00eb ne jemi n\u00eb gjendje q\u00eb tani p\u00ebr tani t\u2019i evitojm\u00eb t\u00eb gjitha, dhe pastaj [festivalet] na dalin ashtu si\u00e7 na dalin.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb pike e shihni teatrin?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Tash, n\u00ebse bazohemi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb kemi par\u00eb dikur te teatri, kam bindjen q\u00eb dikur, kur hyja n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb dukej q\u00eb po i afrohesha nj\u00eb skene jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku do t\u00eb d\u00ebgjoja fjali t\u00eb men\u00e7ura, ku do t\u00eb shihja njer\u00ebz t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku do t\u00eb shihja gjendje, ku do t\u00eb kishim p\u00ebrjetime t\u00eb pap\u00ebrjetuara.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb ajo arom\u00eb sot mungon. Pavar\u00ebsisht q\u00eb zhanret e ndryshme kan\u00eb evoluuar edhe n\u00eb teat\u00ebr, ka ndryshuar teatri, por ta z\u00ebm\u00eb, nuk mund ta shoh m\u00eb \u201cGodon\u00eb\u201d q\u00eb e kam par\u00eb dikur, nuk mund ta shoh m\u00eb \u201cErvehen\u00eb\u201d q\u00eb e kam par\u00eb dikur. Pra, k\u00ebto jan\u00eb shfaqje kult, q\u00eb nuk i kam par\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj q\u00eb teatri \u00ebsht\u00eb pas sken\u00ebs\u2026 \u00cbsht\u00eb vendosur pas sken\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e shoh si ide t\u00eb p\u00ebrparuar. Un\u00eb e shoh si di\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb fakt, nuk m\u2019i plot\u00ebson ato kushtet, kur dikur m\u00eb dukej q\u00eb aty, n\u00eb at\u00eb sken\u00eb, do t\u00eb zbrisnin zotat dhe do t\u00eb shihnim v\u00ebrtet\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb vet\u00ebm imagjinata mund t\u2019i shoh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>N\u00eb kinematografi, si \u00ebsht\u00eb situata?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e gjer\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb ka p\u00ebrparim. Ne kemi avancuar shum\u00eb, n\u00eb kuptimin e infrastruktur\u00ebs. Pra, nuk jemi m\u00eb ata q\u00eb na duhet ta th\u00ebrrasim nj\u00eb pun\u00ebtor apo bashk\u00ebpun\u00ebtor nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja apo kushdo tjet\u00ebr. S\u2019kemi nevoj\u00eb. E kemi infrastruktur\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb krijuesve. E kemi infrastruktur\u00ebn teknike. K\u00ebto nuk i kemi pasur.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb, \u00e7ka nuk kemi? Un\u00eb po e them mendimin tim dhe nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebshtu. Un\u00eb pres q\u00eb t\u00eb kemi autor\u00eb. Pra, t\u00eb mos jemi realizator\u00eb t\u00eb agjendave ditore. Besoj m\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb po mendoj.<\/p>\n<p><strong>Censura dikur dhe sot<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A mendoni se ekziston censur\u00eb e heshtur n\u00eb art, p\u00ebrmes buxheteve, privilegjeve, e t\u00eb tjera?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Tash po hyjm\u00eb n\u00eb retrospektiv\u00eb t\u00eb filmave q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dikur dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb motivim shoq\u00ebror. Pra, krijuesi at\u00ebher\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka pasur obligim t\u00eb jet\u00eb krijues, ai ka pasur edhe nj\u00eb obligim tjet\u00ebr \u2013 t\u00eb flas\u00eb me gjuh\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb flas\u00eb me gjuh\u00ebn e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ndier veten t\u00eb ndrydhur, t\u00eb shtypur, t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr hallin e njer\u00ebzve. Pra, t\u00eb flas\u00eb me at\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Halle kemi pasur mjaft, probleme t\u00eb ndryshme. Ne e kemi pasur t\u00eb ndaluar t\u2019i themi p\u00ebrmes filmit. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, krijuesi ka arritur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb pajtohet me censur\u00eb, autocensur\u00eb, censur\u00eb t\u00eb llojit t\u00eb tret\u00eb ose t\u00eb jet\u00eb vetvetja plot\u00ebsisht. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vetvetja, ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ka pasur pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb \u2013 n\u00eb film kan\u00eb qen\u00eb \u2013 njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shikuar \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie ka nj\u00eb kuad\u00ebr q\u00eb e xhiroj, a ka shenja nacionaliste diku. Pastaj, ju e dini se edhe pas \u201cRojeve t\u00eb mjegull\u00ebs\u201d, edhe pas \u201cProk\u00ebs\u201d, por edhe pas filmave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rr\u00ebmuja t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb studiot televizive, p\u00ebr idet\u00eb e filmave q\u00eb jan\u00eb shfaqur at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos flasim p\u00ebr festivalet. At\u00ebher\u00eb jemi p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb [festivalin e filmit n\u00eb] Pula me projektet tona. Un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb kam p\u00ebrjetuar. Mbaj mend nj\u00eb moment, pas filmit \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d, vjen Faruk Begolli dhe m\u00eb thot\u00eb \u201cruaju, sepse me thika po t\u00eb presin\u201d, n\u00eb kuptimin q\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp ishte brenda dy or\u00ebsh, dhe i kishte d\u00ebgjuar gazetar\u00ebt t\u00eb flasin se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbante filmi \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Qosja vler\u00ebson se kinematografia e Kosov\u00ebs ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim dhe ka pasur suksese, ai thekson se ende pret t\u00eb shoh\u00eb \u201cautor\u00eb, krijues, t\u00eb cil\u00ebt nuk e imitojn\u00eb krijimtarin\u00eb, por jan\u00eb vetvetja\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin situata q\u00eb na kan\u00eb lejuar t\u00eb jemi m\u00eb pak autor\u00eb, sepse kemi dashur t\u00eb flasim me gjuh\u00ebn e popullit p\u00ebr problemet tona, p\u00ebr gjendjen ton\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb konsideroj q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta nisur rrug\u00ebn kinematografike t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: K\u00ebt\u00eb pyetje e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb krahasim. Sot, si \u00ebsht\u00eb situata, a ekziston sot censura e heshtur n\u00eb art?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Un\u00eb mendoj q\u00eb, ai lloj i censur\u00ebs q\u00eb e kemi p\u00ebrjetuar ne dhe i k\u00ebrkesave, t\u00eb cilat i kemi pranuar ose jo, nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. Sa i p\u00ebrket buxhetit dhe privilegjeve [kusht\u00ebzimeve p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfituar], jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera. Mendoj q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto ekzistojn\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb dyja e d\u00ebmtojn\u00eb krijuesin. Pavar\u00ebsisht a p\u00ebrfiton dikush nga k\u00ebto ose jo, ato e d\u00ebmtojn\u00eb krijuesin e v\u00ebrtet\u00eb, e d\u00ebmtojn\u00eb krijimtarin\u00eb, e d\u00ebmtojn\u00eb kinematografin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Kush i imponon k\u00ebto?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Me dashje e pa dashje, njer\u00ebzit i n\u00ebnshtrohen fuqis\u00eb s\u00eb paras\u00eb. I n\u00ebnshtrohen fuqis\u00eb s\u00eb pozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. P\u00ebr ne, shqiptar\u00ebt, miti i \u201cnj\u00ebshit\u201d ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Do t\u00eb thot\u00eb, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb kolltuk e kemi respektuar pa dashje ose me dashje.<\/p>\n<p>Pastaj, e kemi mentalitetin e grupacioneve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb, po ashtu, shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. Kjo e d\u00ebmton situat\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Un\u00eb tash i kam disa vjet dhe nuk jam p\u00ebrfitues, dhe nuk dua t\u00eb jem. E kam mbyllur. Nuk dua t\u00eb jem p\u00ebrfitues i asnj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb. Dua t\u00eb flas me ju p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e shoh, q\u00eb e d\u00ebgjoj, dhe nganj\u00ebher\u00eb ndiej shqet\u00ebsim p\u00ebr krejt k\u00ebt\u00eb, sepse pres q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shfaqen njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 vlerave artistike, kan\u00eb edhe vlera morale.<\/p>\n<p>Gati se nuk jam i prir\u00eb t\u00eb mendoj se artisti i mir\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb edhe njeri i mir\u00eb. Nuk jam i p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta pranuar nj\u00eb njeri t\u00eb till\u00eb. Konsideroj q\u00eb artisti duhet t\u00eb jet\u00eb komplet, njeri i mir\u00eb \u2013 e them kushtimisht, pra, me disa parime, me disa vlera \u2013 dhe krijues i mir\u00eb. Nuk shk\u00ebputen k\u00ebto.<\/p>\n<p>Konsideroj q\u00eb vet\u00ebm njeriu q\u00eb e kupton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn drejt\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb edhe krijues i mir\u00eb, t\u00eb jet\u00eb vetvetja dhe origjinal, t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb nuk kopjon krijimtarin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb krijues.<\/p>\n<p><strong>Hendeqet nd\u00ebrmjet brezave t\u00eb artist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me student\u00ebt e juaj, ju keni th\u00ebn\u00eb se, \u201cn\u00eb rast se filmat q\u00eb jan\u00eb punuar koh\u00ebt e fundit nga kinematografia n\u00eb Kosov\u00eb, nuk i tejkalojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb punuar m\u00eb her\u00ebt, nuk ia vlejn\u00eb\u2026\u201d. Si e shini sot, n\u00eb \u00e7far\u00eb pike \u00ebsht\u00eb kinematografia e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Un\u00eb them q\u00eb ende pres t\u00eb shoh dimensionin ideo-estetik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb autoriale. Ende pres t\u00eb shoh autor\u00eb, krijues, t\u00eb cil\u00ebt nuk e imitojn\u00eb krijimtarin\u00eb, por jan\u00eb vetvetja. Pra, ka regjisor\u00eb q\u00eb imitojn\u00eb realitetin jet\u00ebsor, imitojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, ka edhe regjisor\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb. Normalisht, t\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb krijojn\u00eb, sepse jan\u00eb n\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb pres q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkolluar k\u00ebtu, e q\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb i d\u00ebgjoj ta p\u00ebrmendin k\u00ebt\u00eb fakt \u2013 \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb ne kemi kinematografi, pik\u00ebrisht fal\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb u shkolluan n\u00eb k\u00ebt\u00eb Akademi [t\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs] nga k\u00ebto kuadro q\u00eb jan\u00eb sot \u2013 pres q\u00eb ata t\u00eb flasin jo vet\u00ebm me gjuh\u00ebn e sinqeritetit, etik\u00ebs, por edhe t\u00eb krijuesit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me gjuh\u00ebn e autorit.<\/p>\n<p>Pra, ta ken\u00eb at\u00eb dimensionin ideo-estetik, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb flasin me m\u00ebnyr\u00ebn e autoktonis\u00eb q\u00eb kemi ne. Vet\u00ebm ashtu b\u00ebhet kinematografia, duke qen\u00eb krijues dhe jo imitator\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Jeni profesor i disa brezave. A ka dialog apo hendek mes brezave, dhe cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e brezit tuaj n\u00eb form\u00ebsimin e gjenerat\u00ebs se re t\u00eb regjisor\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Martin Scorsese punon shum\u00eb shpesh me Leonardo DiCaprion, Daniel Day-Lewisin. Nuk jan\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjenerat\u00eb, a po? Jan\u00eb gjenerata shum\u00eb t\u00eb ndryshme, sepse Scorsese i takon nj\u00eb gjenerate t\u00eb vjet\u00ebr, nd\u00ebrkaq k\u00ebta dy t\u00eb tjer\u00ebt i takojn\u00eb nj\u00eb gjenerate t\u00eb re apo t\u00eb mesme. Prodhojn\u00eb vepra monumentale.<\/p>\n<p>Hendek n\u00eb mes gjeneratave mund t\u00eb ket\u00eb, por nuk duhet t\u00eb ket\u00eb. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb e shoh si defekt n\u00eb shoq\u00ebri. Ky hendek, fatkeq\u00ebsisht, ekziston. Un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb si defekt n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs, dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Mendoj se njeriu, me mosh\u00eb, i ka disa arritje q\u00eb nuk i ka n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb re. P\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb e quajn\u00eb eksperienc\u00eb, ka edhe disa arritje t\u00eb tjera, nj\u00eb sens q\u00eb i shfaqet m\u00eb von\u00eb. Natyrisht, at\u00eb sens duhet shfryt\u00ebzuar. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb at\u00eb sens m\u00eb askush nuk bazohet, nuk e llogarit\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet pozitive dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mendohet p\u00ebr gjeneratat e ardhshme, t\u2019u jepet mund\u00ebsia. Por, nuk duhet th\u00ebn\u00eb: \u201cHajde tash, gjenerat\u00ebn e vjet\u00ebr po e hedhim n\u00eb shport\u00eb, dhe po bazohemi vet\u00ebm n\u00eb gjenerat\u00ebn q\u00eb vjen\u201d. Mendoj q\u00eb komunikimi mes gjeneratave mbetet, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb krijojn\u00eb, por edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moral t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb etik\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb mes njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>\u201cLejleku\u201d i vendlindjes, p\u00ebrball\u00eb nacionalizmit t\u00eb ankthsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Keni lindur n\u00eb fshatin Vuthaj, n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Kur jeni larguar nga aty, dhe \u00e7far\u00eb moshe jeni tash?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam dal\u00eb nga Vuthaj n\u00eb mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are. Sot jam 77 vje\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Lejleku njihet si shpend shtegtar, por q\u00eb gjithmon\u00eb kthehet aty ku ka nisur \u00e7erdhen e vet. Emrin e k\u00ebtij shpendi mban edhe filmi juaj i fundit (\u201cLejleku\u201d). Xhirimi i filmit ndodhi n\u00eb fshatin tuaj t\u00eb lindjes. A e keni par\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, jo vet\u00ebm si regjisor?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Pyetje e drejt\u00eb. E prisja t\u00eb ma b\u00ebnte dikush. N\u00eb fakt, filmat b\u00ebhen n\u00eb dy m\u00ebnyra, me mend ose me zem\u00ebr e me shpirt. Ka filma, kur b\u00ebhen me zem\u00ebr e shpirt, do t\u2019u mungoj\u00eb ajo dora e zgjatur q\u00eb i arrin festivalet. P\u00ebr festivale, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb e quaj repertori i agjend\u00ebs ditore, duhet edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. K\u00ebta filma q\u00eb b\u00ebhen me shpirt, me zem\u00ebr, jan\u00eb filma autorial\u00eb, pra, q\u00eb t\u2019i shohin nj\u00eb grup njer\u00ebzish \u2013 nj\u00eb grup i vog\u00ebl, n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Un\u00eb, kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb at\u00eb luks vetes, q\u00eb ta shoh vendin tim ashtu si\u00e7 mendoj un\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb patetike. Pse? Nuk mund t\u00eb shihet ndryshe sot. Fatkeq\u00ebsisht, mosha m\u00eb e re q\u00eb ekziston n\u00eb at\u00eb vend \u00ebsht\u00eb 70 vje\u00e7. Pra, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb shkuar pas buk\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs, kan\u00eb migruar dhe aty kan\u00eb mbetur vet\u00ebm pleqt\u00eb dhe sht\u00ebpit\u00eb pa pronar\u00eb, sht\u00ebpi q\u00eb i kan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb migruar.<\/p>\n<p>Po, \u201cLejleku\u201d simbolikisht flet p\u00ebr emigracionin. Por, n\u00eb filmin tim, p\u00ebrve\u00e7 asaj, ka edhe nj\u00eb kuptim t\u00eb padeshifruar nga koleg\u00ebt tuaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 ai \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ata njer\u00ebz duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ngjarje prej di\u00e7ka, sepse jeta e tyre \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebtrajtshme, nj\u00eb vij\u00eb horizontale dhe monotone. Dhe, atje e shohin nj\u00eb lejlek dhe fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se \u00e7ka mund t\u00eb sjell\u00eb ai. Ne e dim\u00eb se \u00e7ka simbolizon.<\/p>\n<p>Por, ata duan ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ngjarje, sepse nuk kan\u00eb ngjarje. U mungon di\u00e7ka t\u00eb ndodh\u00eb. P\u00ebr at\u00eb, un\u00eb e kam shpikur atje nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr ta treguar pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Ata duan q\u00eb nga asgj\u00ebja t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ngjarje, sepse jeta e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm telefonata me f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shtetet tjera, dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Natyrisht, m\u00eb s\u00eb shumti e p\u00ebsojn\u00eb grat\u00eb, sepse ato mbeten atje, qoft\u00eb p\u00ebr ta ruajtur at\u00eb konak, qoft\u00eb sepse nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shkojn\u00eb. Flas p\u00ebr gjeneratat, brezat e grave, t\u00eb cilat mbeten t\u00eb veja dhe pastaj vdesin.<\/p>\n<p>Eh\u2026 pik\u00ebrisht si ata banor\u00eb, ky vend \u00ebsht\u00eb duke vdekur. \u00cbsht\u00eb vendi m\u00eb i bukur i shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb vend i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne e kemi l\u00ebn\u00eb, me dashje apo pa dashje, t\u00eb braktisur at\u00eb vend. Kam ndier dhembshuri, kam ndier nostalgji, kam ndier dhembje, t\u00eb gjitha, p\u00ebr at\u00eb vend, ku njeriu duke qen\u00eb i vet\u00ebm, b\u00ebhet edhe burokrat. Pra, shnd\u00ebrrohet n\u00eb gjith\u00e7ka, sepse nuk ekziston nj\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb mas\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb se deri ku ka arritur.<\/p>\n<p>Nuk ke pik\u00eb krahasuese. Kur nuk ke t\u00eb till\u00eb, njeriu fillon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e kupton as vet. K\u00ebto jan\u00eb ato pikat referente t\u00eb k\u00ebtij filmi, i cili duhet t\u00eb shihet, do t\u00eb thosha un\u00eb, me k\u00ebt\u00eb k\u00ebndshikim, p\u00ebr t\u2019u kuptuar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb interesante se ky film u shfaq edhe n\u00eb [kryeqytetin e Malit t\u00eb Zi] Podgoric\u00eb, n\u00eb festivalin e filmit Xhada, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025. Por, kjo shfaqje aty u nd\u00ebrpre. Disa organizata joqeveritare n\u00eb Mal t\u00eb Zi than\u00eb se \u201cnj\u00eb grup dhunuesish nd\u00ebrpreu shfaqjen vet\u00ebm pse filmi ishte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. A mendoni se n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor politika vazhdon t\u00eb ushqej\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb jo vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnjer\u00ebzore, por edhe artin si ur\u00eb komunikimi?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Nuk do t\u00eb ishte asgj\u00eb e re po t\u00eb thosha: Po. Kur kjo ndodhi, gazetar\u00ebt e shumt\u00eb m\u00eb pyesnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe ju thash\u00eb: Pse m\u00eb pyetni mua? Pyeteni ambasadorin e Malit t\u00eb Zi [n\u00eb Kosov\u00eb].<\/p>\n<p>Do ta kishin nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do film tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb se nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. E, kjo \u00ebsht\u00eb fakt, sepse ka atje grupe t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e duan. Por, t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, ka edhe njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, sepse kur ishte premiera n\u00eb Podgoric\u00eb ka pasur edhe ovacione.<\/p>\n<p>Por, aty jan\u00eb organizuar disa njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dashur ta nd\u00ebrpresin shfaqjen p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs. Ne shohim edhe banderola n\u00ebp\u00ebr stadiume evropiane me mbishkrime kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nacionaliz\u00ebm ekstrem, von\u00eb i zgjuar. Por, tmerr\u00ebsisht i zgjuar me ankth, i cili p\u00ebrmban urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>P\u00ebr cilin nacionaliz\u00ebm e keni fjal\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0N\u00eb Mal t\u00eb Zi jetojn\u00eb 49 p\u00ebr qind [e popullat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme] serb\u00eb. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb kjo shif\u00ebr e vog\u00ebl. Natyrisht q\u00eb ata jan\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt ushqehen me nacionalizimin q\u00eb e marrin nga Serbia. Por, aty vazhdimisht e kemi t\u00eb pranishme edhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht mund\u00ebsive apo pamund\u00ebsive t\u00eb klas\u00ebs politike atje \u2013 disa nga ta mundohen t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb balancuar mes raporteve nd\u00ebrnacionale \u2013 \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrballojn\u00eb nj\u00eb nacionaliz\u00ebm aq ekstrem. Ata nuk po mund ta p\u00ebrballojn\u00eb as p\u00ebr vete m\u00eb. Por, n\u00ebse habitemi, ne jemi vet\u00eb fajtor\u00eb. Un\u00eb konsideroj q\u00eb kjo nuk duhet t\u00eb na befasoj\u00eb. Ata jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka, po pat\u00ebn mund\u00ebsi dhe guxim.<\/p>\n<p><strong>Politikan\u00ebt \u201cu kan\u00eb borxh\u201d artist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e lir\u00eb:<\/strong>\u00a0N\u00eb Kosov\u00eb, a ka b\u00ebr\u00eb dhe a po b\u00ebjn\u00eb politika dhe njer\u00ebzit e politik\u00ebs mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e artit dhe kultur\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Mendoj se politika nuk \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar sa duhet kultur\u00ebn. Ajo merret me vetveten. Ende nuk m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb shoh njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thon\u00eb: \u201cT\u00eb mos merremi me vetveten, por t\u00eb merremi pak me njer\u00ebzit, me t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 pavar\u00ebsisht se p\u00ebr \u00e7ka flasim\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjendje ekonomike e r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb them se gjendja n\u00eb kultur\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket buxhetit. Nuk mund t\u2019i prodhosh dy ose tre filma n\u00eb vit, dhe t\u00eb k\u00ebrkosh q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb investimi \u00ebsht\u00eb modest.<\/p>\n<p>Prandaj, un\u00eb mendoj q\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt i marrin mbi 1.900 euro n\u00eb muaj [paga bruto e nj\u00eb deputeti t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs], si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit dhe pa e b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn, u kan\u00eb borxh k\u00ebtyre njer\u00ebzve n\u00eb kultur\u00eb. Ashtu si\u00e7 u kan\u00eb borxh edhe shum\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb arsim apo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb hallkat tjera. Ata merren me vetveten, sepse asnj\u00ebri nuk e l\u00eb kuvert\u00ebn me pag\u00eb aty, por secili e merr n\u00eb fund t\u00eb muajit, p\u00ebr dy fjal\u00eb q\u00eb flet n\u00eb foltore, apo p\u00ebr asnj\u00eb fjal\u00eb. Po t\u00eb merreshin vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb pak me vetveten, kultur\u00ebs do t\u2019i mjaftonte.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Politika shihet si art i s\u00eb mundshmes. Por, a ka kultur\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs, apo mendoni se ka degraduar? Si ka ndikuar politika n\u00eb perceptimin e saj nga qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:<\/strong>\u00a0Se a ka kultur\u00eb [n\u00eb politik\u00eb], k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Por, q\u00eb ka artist\u00eb, k\u00ebt\u00eb jam i sigurt q\u00eb e di. Aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam shum\u00eb i sigurt. Ne t\u00eb gjith\u00eb e kuptojm\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb men\u00e7uri ta them vet\u00ebm un\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb men\u00e7uri q\u00eb e kam konstatuar un\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Secili q\u00eb ulet para televizorit dhe sheh nj\u00eb mbledhje t\u00eb parlamentit ton\u00eb, nj\u00eb takim t\u00eb tyre, e sheh q\u00eb aty ka aktor\u00eb. Secili mundohet ta bind\u00eb tjetrin me m\u00ebnyr\u00ebn se si e aktron nj\u00eb situat\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia. Ne na duhen njer\u00ebzit e sinqert\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs, njer\u00ebz q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mendojn\u00eb sinqerisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb privilegj sot t\u00eb takoj dik\u00eb, me t\u00eb cilin mund t\u2019i b\u00ebj dy fal\u00eb t\u00eb sinqerta. Po flas n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nd\u00ebrkaq p\u00ebr politikan\u00ebt kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekstreme.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0N\u00ebse arti \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7ka tregon sot arti kosovar p\u00ebr gjendjen ton\u00eb, qoft\u00eb politike, shoq\u00ebrore dhe morale?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Dasht\u00eb Zoti e nuk b\u00ebhemi mash\u00eb e politik\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb goxha rrezik. Do ta d\u00ebmtonte shum\u00eb artin. Megjithat\u00eb, un\u00eb konsideroj se, meqen\u00ebse kemi njer\u00ebz, krijues t\u00eb shkolluar, t\u00eb profilizuar mir\u00eb n\u00eb artin kinematografik, pres q\u00eb z\u00ebri i tyre p\u00ebrmes filmit t\u00eb d\u00ebgjohet, t\u00eb jehoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohen.<\/p>\n<p>Kur flet kultura kinematografike, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb heshtin. N\u00eb bot\u00eb, manifestimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet, \u00ebsht\u00eb kultura kinematografike. E keni par\u00eb? A ka di\u00e7ka m\u00eb madh\u00ebshtore se ndarja e \u00e7mimeve \u201cOscar\u201d? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment kur e gjith\u00eb bota hesht, shikon dhe d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>Ne kemi njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb na sjellin n\u00eb nj\u00eb gjendje ku do t\u00eb ndjehemi krenar\u00eb, sepse vet\u00ebm ashtu ne e deshifrojm\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn, e deshifrojm\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk duam ta shohim. Arti i v\u00ebrtet\u00eb flet me gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe mendoj q\u00eb njer\u00ebzit, duke par\u00eb, marrin shembull, identifikohen. Un\u00eb shpresoj q\u00eb kjo q\u00eb them nuk do t\u00eb kuptohet si ekzagjerim, por do t\u00eb kuptohet drejt. Drejt do t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse ne fillojm\u00eb t\u00eb identifikohemi me vlerat e v\u00ebrteta, fatet e v\u00ebrteta. Kjo p\u00ebrmes filmit arrihet.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq e vler\u00ebsoj filmin si kategori shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb artistike, si vler\u00eb komb\u00ebtare, si vler\u00eb t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u2019i p\u00ebrkushtohemi. Dhe, un\u00eb nuk jam i bindur se jemi duke iu p\u00ebrkushtuar sa duhet k\u00ebsaj vlere, pavar\u00ebsisht arritjeve.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb rrish apo t\u00eb ik\u00ebsh?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0P\u00ebr fund, n\u00ebse do t\u2019i drejtoheshit sot ndonj\u00eb studenti t\u00eb filmit n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u2019i thoshit, t\u00eb ik\u00eb apo t\u00eb luftoj\u00eb k\u00ebtu?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Shpeshher\u00eb te njeriu flasin dy persona, dy gjendje. N\u00ebse ka pasur momente kur vetes i kam th\u00ebn\u00eb \u201cpse ke q\u00ebndruar k\u00ebtu\u201d \u2013 dhe t\u00eb jem i sinqert\u00eb, kam pasur momente q\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb \u2013 at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb kam pasur dilema se a jam mjaftuesh\u00ebm i dobish\u00ebm dhe a jam mjaftuesh\u00ebm i nevojsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konstatuar se je i nevojsh\u00ebm \u2013 p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb b\u00ebn ti dhe ke bindjen t\u00ebnde se je duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi \u2013 duhet ta thot\u00eb edhe dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Tash, n\u00eb aspektin pedagogjik, n\u00eb aspektin etik dhe moral, un\u00eb gjithsesi q\u00eb do t\u2019i thosha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtu. \u00c7far\u00eb jemi n\u00ebse largohemi nga nj\u00eb vend, i cili ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne? Por, kur d\u00ebgjojm\u00eb nganj\u00ebher\u00eb jehon\u00ebn e nj\u00eb z\u00ebri q\u00eb na thot\u00eb \u201cs\u2019ke \u00e7ka b\u00ebn k\u00ebtu\u201d, at\u00ebher\u00eb ne fillojm\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohemi nga brenda dhe fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb \u201ca duhet t\u00eb jemi apo t\u00eb mos jemi k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb studenti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, un\u00eb do t\u2019i thosha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtu, sado q\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb ikur nga k\u00ebtu si \u201ckrijues t\u00eb paartikuluar\u201d, kur kan\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, kan\u00eb pasur arritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ajo d\u00ebshmon se k\u00ebto vlera ne nuk i kemi hetuar, nuk i kemi prekur, nuk i kemi afirmuar, nuk i kemi mikluar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kush \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Isa Qosja:\u00a0<\/strong>Ne, prej nga vij un\u00eb, kemi nj\u00eb th\u00ebnie: \u201cFaji \u00ebsht\u00eb kopil\u201d, s\u2019ka pronar. Por, nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb them q\u00eb, megjithat\u00eb, n\u00ebse vendin ton\u00eb e quajm\u00eb \u201cvendi yn\u00eb, vendlindja jon\u00eb, atdheu yn\u00eb\u201d, ne presim q\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb komunikojn\u00eb me ne, t\u00eb komunikojn\u00eb m\u00eb af\u00ebr me krijuesin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ai komunikimi i njeriut q\u00eb krijon. Por, edhe me gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Ne, tash, pat\u00ebm nj\u00eb fushat\u00eb [zgjedhore]. E keni par\u00eb komunikimin? Sa i af\u00ebrt me t\u00eb gjith\u00eb. Por n\u00eb momentin q\u00eb legjitimohet pozita, automatikisht ai komunikim nd\u00ebrpritet. Dhe, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teatri n\u00eb Kosov\u00eb ka evoluuar, por nuk e ka \u201carom\u00ebn\u201d e dikurshme, nuk ka m\u00eb shfaqje kult dhe \u201c\u00ebsht\u00eb vendosur pas sken\u00ebs\u201d, thot\u00eb regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit t\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Autori i filmave \u201cProka\u201d (1984), \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d (1988), \u201cKukumi\u201d (2005), \u201cTri dritare dhe nj\u00eb varje\u201d (2014) dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":75409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[3676],"tags":[3712],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Teatri n\u00eb Kosov\u00eb ka evoluuar, por nuk e ka \u201carom\u00ebn\u201d e dikurshme, nuk ka m\u00eb shfaqje kult dhe \u201c\u00ebsht\u00eb vendosur pas sken\u00ebs\u201d, thot\u00eb regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit t\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Autori i filmave \u201cProka\u201d (1984), \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d (1988), \u201cKukumi\u201d (2005), \u201cTri dritare dhe nj\u00eb varje\u201d (2014) dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-01-04T15:23:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/qosj-600x356-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"356\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\",\"datePublished\":\"2026-01-04T15:23:01+00:00\",\"dateModified\":\"2026-01-04T15:23:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\"},\"wordCount\":4502,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Isa Qosja\"],\"articleSection\":[\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-01-04T15:23:01+00:00\",\"dateModified\":\"2026-01-04T15:23:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm","og_description":"Teatri n\u00eb Kosov\u00eb ka evoluuar, por nuk e ka \u201carom\u00ebn\u201d e dikurshme, nuk ka m\u00eb shfaqje kult dhe \u201c\u00ebsht\u00eb vendosur pas sken\u00ebs\u201d, thot\u00eb regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit t\u00eb Arteve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Autori i filmave \u201cProka\u201d (1984), \u201cRojet e mjegull\u00ebs\u201d (1988), \u201cKukumi\u201d (2005), \u201cTri dritare dhe nj\u00eb varje\u201d (2014) dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2026-01-04T15:23:01+00:00","og_image":[{"width":600,"height":356,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/qosj-600x356-1.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"22 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm","datePublished":"2026-01-04T15:23:01+00:00","dateModified":"2026-01-04T15:23:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/"},"wordCount":4502,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Isa Qosja"],"articleSection":["Kultur\u00eb"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/","name":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2026-01-04T15:23:01+00:00","dateModified":"2026-01-04T15:23:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/interviste-isa-qosja-politikanet-aktore-te-shkelqyeshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervist\u00eb, Isa Qosja: Politikan\u00ebt, aktor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75408"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75408"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75410,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75408\/revisions\/75410"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}