{"id":73512,"date":"2025-09-23T14:02:09","date_gmt":"2025-09-23T14:02:09","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=73512"},"modified":"2025-09-23T14:02:09","modified_gmt":"2025-09-23T14:02:09","slug":"retrospektive-lekura-e-hashim-thacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/","title":{"rendered":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan Shk\u00eblzen Maliqi<\/strong><\/p>\n<p>Pas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb James Rubin n\u00eb Gjykat\u00ebn nspeciale n\u00eb Hag, \u00ebsht\u00eb riaktualizuar \u00e7\u00ebshtja e rolit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes. Sot historian\u00ebt, por edhe \u00e7do njeri q\u00eb interesohet, mund t\u00eb konsultohet me mij\u00ebra burime q\u00eb sqarojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Rambujes dhe t\u00eb rolit t\u00eb protagonist\u00ebve. Por n\u00eb ato dit\u00ebt kur konferenca n\u00eb Rambuje ishte n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb vendimtare, nuk ka qen\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebhen analizat dhe parashikimet e sakta. Shkrimin p\u00ebr Z\u00ebri, ku n\u00eb vitet e \u201990-ta e mbaja kolumn\u00ebn javore, e pata shkruar n\u00eb Budapest, ku merrja pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb. Kam qen\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb hall me koh\u00ebn, e kisha nj\u00eb or\u00eb afat p\u00ebr ta d\u00ebrguar tekstin n\u00eb redaksi, dhe nuk dija se \u00e7ka po ndodh n\u00eb Rambuje, ku delegacioni kosovar ishte n\u00ebn presionin e vendimarjes ultimative. Pata provuar shum\u00eb her\u00eb t\u00eb marr\u00eb me telefon diken nga delegacioni kosovar, t\u00eb gjith\u00eb i kishin telefonat t\u00eb fikur. N\u00eb nj\u00eb moment e riformova p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb numrin e Bukurie Gjonbalajt,ajo ishte asistente n\u00eb ekipin britanik, dhe p\u00ebr mrekulli, u hap telefoni dhe me nj\u00eb z\u00eb tep\u00ebr ngaz\u00ebllues Bili m\u00eb tha: \u201cHashimi sapo u pajtua, n\u00eb parim do t\u00eb n\u00ebnshkruhet marr\u00ebveshja, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb g\u00ebzuar!\u201d E urova Bilin, dhe nxitova ta gjej nj\u00eb skut t\u00eb qet\u00eb te vendi ku mbahej konferenca, dhe e shkrova me nj\u00eb frym\u00eb kolumn\u00ebn.<\/p>\n<p>E kam botuar edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb FB me nj\u00eb sh\u00ebnim hyr\u00ebs, por vendosa ta ripostoj s\u00ebrish n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, me shpres\u00ebn se k\u00ebsaj here do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>&lt; Sh\u00ebnim i m\u00ebparsh\u00ebm:<\/p>\n<p>Shkrimin \u201c<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/story.php?story_fbid=10234069677897086&amp;id=1041170435&amp;rdid=anz4ebO9mUNgL3Tp#\"><strong>Lekura e Hashim Tha\u00e7it<\/strong><\/a>\u201d e kam botuar m\u00eb 27 shkurt 1999 n\u00eb javor\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d, n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb Konferenc\u00ebs t\u00eb Rambujes\u00eb, kur po skadonte \u201cultimatumi\u201d i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet Marr\u00ebveshja e paqes.. \u00c7\u00ebshtja ishte se marr\u00ebveshja ishte refuzuar nga pala serbe, kurse delegacioni i Kosov\u00ebs kishte hezitime, e p\u00eblqente plaftorm\u00ebn politike q\u00eb parashihte krijimin e organeve vet\u00ebqeveris\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs, por mungonin garancit\u00eb taksative, e para, e drejta e vet\u00ebvendosjes p\u00ebr Kosov\u00ebn (lihej si proces i hapur) dhe, e dyta, delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs i k\u00ebrkohej sakrifica e shp\u00ebrb\u00ebrjes t\u00eb U\u00c7K-sl, sepse roli i garantuesit t\u00eb siguris\u00eb do t\u2019i kalonte forc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb u instalua m\u00eb von\u00eb si KFOR.<\/p>\n<p>Po e ribotoj shkrimin, me iden\u00eb se edhe sot, p.sh. te aranzhimi i paqes n\u00eb Ukrain\u00eb, moll\u00eb sherri po b\u00ebhen \u201cgarancit\u00eb e siguris\u00eb\u201d. Sot e kemi mund\u00ebsin\u00eb e rimendimit t\u00eb sjelljeve t\u00eb fuqive t\u00eb madha, sidomos t\u00eb SHBA-ve, q\u00eb si aleate e jon\u00eb, as para 26 vjet\u00ebve nuk ka mundur t\u00eb na garantoj\u00eb sovranitetin e plot\u00eb, por nuk e preu Hashium Tha\u00e7in n\u00eb bes\u00eb si garanrtuese e siguris\u00eb, KFOR-i mbetet n\u00eb detyr\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb i paansh\u00ebm, por me r\u00ebnd\u00ebsi ka qen\u00eb an\u00ebshm\u00ebria e politikave t\u00eb SHBA dhe superfue evropiane, q\u00eb e mb\u00ebshtesnin Kosov\u00ebn, sidomos Hashim Tha\u00e7in, q\u00eb n\u00eb procesin politik\u00eb t\u00eb koordinuar, t\u00eb shpallet pavar\u00ebsia.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr arritjen e sovranitetit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Koov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kultivohen me kujdes dhe respekt miq\u00ebsit\u00eb me aleat\u00ebt strategi. Por \u00e7ka b\u00ebn\u00eb sovranist\u00ebt tan\u00eb iluzionist? Ata me delirin\u00eb e madh\u00ebshtis\u00eb te politikb\u00ebrja zgjodh\u00ebn q\u00eb p\u00ebr pik\u00ebnisje t\u00eb kan\u00eb at\u00eb mend\u00ebsi miope t\u00eb keqllogaritjeve me huqje kolosale n\u00eb vler\u00ebsimin e Rambiujes, t\u00eb Planit t\u00eb Ahtisarit dhe t\u00eb shpalljes t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb i konsideronin si d\u00ebshtime! Dhe \u00e7ka b\u00ebjn\u00eb sot sovranist\u00ebt miop\u00eb me SHBA-t\u00eb t\u00eb kapura nga nj\u00eb kast\u00eb politike q\u00eb vepron me parime t\u00eb tregitis\u00eb brutale transakcionale, q\u00eb garancit\u00eb e siguris\u00eb p\u00ebr Ukrajin\u00ebn e kusht\u00ebzon me triliona dollar\u00eb asetesh minerale, me at\u00eb q\u00eb Kievit ia l\u00eb sovranitet t\u00eb cunguar, sepse duhet t\u00eb ngopet edhe Rusia, si fuqia m\u00eb e madhe e armatimit nuklear. &gt;<\/p>\n<p>Shkrimi i vitit 1999<\/p>\n<p><strong>L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Rambujeja sukses apo d\u00ebshtim i shqiptar\u00ebve? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb jepet p\u00ebrgjigje e prer\u00eb. Secili do ta jap\u00eb p\u00ebrgjigjen nga kuti i vet i vler\u00ebsimit t\u00eb aspekteve pozitive (q\u00eb gjithsesi jan\u00eb t\u00eb shumta, madje me r\u00ebnd\u00ebsi historike) dhe atyre negative.<\/p>\n<p>Legalizimi i U\u00c7K-s\u00eb<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb para, kur sapo mor\u00ebm informat\u00ebn e dakordimit parimor t\u00eb delegacionit me Marr\u00ebveshjen, un\u00eb v\u00ebmendjen do ta fokusoja para s\u00eb gjithash n\u00eb personazhin kryesor t\u00eb k\u00ebsaj konference, i cili edhe u gjend n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kontradikt\u00ebs. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, udh\u00ebheq\u00ebs i U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb jo vet\u00ebm se u legalizua definitivisht U\u00c7K-ja si formacion i armatosur i Kosov\u00ebs, por edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i saj, p\u00ebrkund\u00ebr disa paqart\u00ebsive rreth k\u00ebsaj q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb mjegullta, u zgjodh kryesues i delegacionit, gj\u00eb q\u00eb sh\u00ebnon kulmin e afirmimit t\u00eb tij personal si politikan dhe si udh\u00ebheq\u00ebs potencial i ri i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare t\u00eb kosovar\u00ebve. Nga deklarimet e diplomat\u00ebve, dihet se Hashim Tha\u00e7i atyre u la mbresa t\u00eb fuqishme. Edhe e gjith\u00eb puna e delegacionit shqiptar thuhet se ka qen\u00eb e mrekullueshme, gj\u00eb q\u00eb po k\u00ebshtu mund t\u00eb lidhet me faktin se n\u00eb krye t\u00eb saj ka qen\u00eb Tha\u00e7i. Kuptohet, k\u00ebsaj harmonie \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i kontribuanin edhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb delegacionit, sidomos ata q\u00eb njihen si sed\u00ebrholl\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e liderizmit. Mir\u00ebpo, ja q\u00eb ndodhi q\u00eb as Rugova, deri dje lider i pakontestuesh\u00ebm kosovar, dhe as Qosja, me ambicien e tij q\u00eb t\u00eb paraqitet si babai i kombit, nuk e kund\u00ebrshtuan aspak rolin prij\u00ebs t\u00eb Tha\u00e7it n\u00eb Rambuje.<\/p>\n<p>Pse ndodhi kjo? Sigurisht jo vet\u00ebm pse ata u bind\u00ebn (kjo sidomos vlen p\u00ebr Rugov\u00ebn) se U\u00c7K-ja \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb forc\u00eb kryesore drejtuese t\u00eb l\u00ebvizjes q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kontrollonte edhe sektorin politik. Ata e respektonin raportin e forc\u00ebs, faktin se U\u00c7K-ja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb faktor motorik dhe garantues p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, por kan\u00eb pasur edhe disa parashikime m\u00eb t\u00eb rafinuara politike. S\u00eb pari, Rugova, por edhe Qosja dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb do t\u00eb pretendonin rolin e prij\u00ebsit, q\u00eb m\u00eb par\u00eb e dinin se Konferenca e Rambujes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk premton realizimin e aspiratave maksimale shqiptare, dhe prandaj tentonin q\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e autonomis\u00eb kurban ta b\u00ebnin udh\u00ebheq\u00ebsin e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb nuk kishte shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Rugova, po k\u00ebshtu, me k\u00ebt\u00eb koncesion p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb demonstronte (demagogji apo bindje e sinqert\u00eb?) sensin prej politikani t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, duke e v\u00ebn\u00eb interesin suprem komb\u00ebtar mbi interesat e tij personale t\u00eb liderit. Kjo sigurisht se do t\u00eb ket\u00eb efektin e vet, sidomos n\u00ebse ka qen\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar nga sufler\u00ebt e tij t\u00eb jasht\u00ebm. N\u00ebse Rugova e ka ambicie mbetjen n\u00eb pushtet edhe n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, gjat\u00eb dhe pas faz\u00ebs kalimtare, ky koncesion momental q\u00eb e b\u00ebri n\u00eb Rambuje, n\u00eb raport me opinionin e tij p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nuk ka qen\u00eb assesi shenj\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij (shum\u00eb thoshin se ylli i tij politik po shuhet), por e kund\u00ebrta, se ai tanim\u00eb po e z\u00eb pozit\u00ebn e politikanit t\u00eb formatit historik. Rugova k\u00ebshtu arriti t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se jo aft\u00ebsia e Tha\u00e7it dhe kooperativiteti i t\u00eb tjer\u00ebve solli kthes\u00ebn e madhe t\u00eb paraqitjes unike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Rambuje, por se kjo u arrit me merit\u00ebn e tij, sepse ky ia l\u00ebshoi vendin q\u00eb i takonte, sipas t\u00eb gjitha kritereve (ishte i vetmi personalitet i zgjedhur me vot\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve) nj\u00eb lideri t\u00eb ri, p\u00ebr hir t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Presioni p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes<\/p>\n<p>Por, t\u2019i kthehemi pozit\u00ebs s\u00eb palakmueshme t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Rambuje. N\u00eb momentet e fundit kur po kalonte afati i ultimatumit t\u00eb dyt\u00eb, Tha\u00e7i ishte i vetmi person n\u00eb delegacionin shqiptar i cili ende kund\u00ebrshtonte, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha presioneve t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fuqive bot\u00ebrore, q\u00eb t\u00eb pranonte marr\u00ebveshjen. Ishte krijuar nj\u00eb situat\u00eb kur 14 an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb delegacionit ishin bindur, kurse Tha\u00e7i hezitonte t\u00eb thyhej. Besoj se edhe Hashim Tha\u00e7i intimisht ishte i bindur se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, se ajo po ofronte maksimumin e mundsh\u00ebm n\u00eb rrethanat ekzistuese, me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb garancish (ende jo t\u00eb mjaftueshme, por t\u00eb negociueshme dhe t\u00eb arritshme) p\u00ebr implementimin e saj n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve dhe si nj\u00eb hap historik drejt zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Por, ai ballafaqohej me nj\u00eb problem t\u00eb madh, se me pranimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje e prente deg\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte ulur. Marr\u00ebveshja n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebrkonte nga delegacioni shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, zhb\u00ebrjen ose shnd\u00ebrrimin e U\u00c7K-s\u00eb! Kjo ishte v\u00ebrtet nj\u00eb sfid\u00eb tejet e madhe. Prej udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga krijesa e tij Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, por kuptohet p\u00ebr hir t\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin ishte krijuar ajo ushtri.<\/p>\n<p>Dihet se m\u00eb her\u00ebt Medlin Ollbrajt, n\u00eb bised\u00ebn q\u00eb kishte m\u00eb Tha\u00e7in dhe me delegacionin e U\u00c7K-s\u00eb, i kishte k\u00ebshilluar k\u00ebta se, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn kalimtare ta kontrolloj\u00eb NATO-ja, ai me shok\u00ebt t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb parti politike q\u00eb do t\u00eb luftonte, me mjete politike, p\u00ebr ato q\u00ebllime p\u00ebr t\u00eb cilat ata mor\u00ebn arm\u00ebt n\u00eb duar dhe rezistuan me sukses pushtuesin serb. Dhe me k\u00ebt\u00eb propozim U\u00c7K-ja k\u00ebshillohej q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb partikulare, pra t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb konkurrenc\u00eb me formacionet e tjera politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta rikonfirmoj\u00eb pozit\u00ebn e vet p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb popullit. Kjo ofert\u00eb p\u00ebrmbyste logjik\u00ebn revolucionare me t\u00eb cil\u00ebn U\u00c7K-ja hyri n\u00eb luft\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs legjitimiteti i t\u00eb gjitha gj\u00ebrave buron nga akti revolucionar i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb nj\u00ebmendta t\u00eb popullit. Nga ky pozicion revolucionar i legjitimitetit t\u00eb siguruar me gjak, ata kund\u00ebrshtonin edhe \u00e7do pretendim legjitimues t\u00eb institucioneve paralele t\u00eb pushtetit q\u00eb i kishte krijuar LDK-ja dhe partit\u00eb e tjera t\u00eb spektrit t\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Krijimi i realitetit t\u00eb ri<\/p>\n<p>Fati i U\u00c7K-s\u00eb, prandaj, ka qen\u00eb nj\u00eb nga temat kryesore t\u00eb bisedave n\u00eb Rambuje. Kjo edhe kusht\u00ebzonte insistimin aq me ngulm t\u00eb garancive t\u00eb marr\u00ebveshjes, q\u00eb t\u00eb dy dokumentet, ai i statusit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm trevje\u00e7ar dhe ai i masave t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb garantimit, t\u00eb aprovohen si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Serb\u00ebt nuk e kontestonin shum\u00eb, pos n\u00eb disa elemente ky\u00e7e, marr\u00ebveshjen politike, por k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht q\u00eb ajo t\u00eb ndahet nga marr\u00ebveshja e siguris\u00eb dhe e garancis\u00eb, q\u00eb parasheh hyrjen e rreth 30.000 trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb Rambuje ishte krijuar nj\u00eb rreth vicioz rreth k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve: P\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen politike shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb n\u00ebnshkruhet edhe marr\u00ebveshja e siguris\u00eb. Serb\u00ebt, p\u00ebrkundrazi, insistonin q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet marr\u00ebveshja politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb. Nd\u00ebrkaq, nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit, t\u00eb cil\u00ebt po k\u00ebshtu problemin e shihnin si t\u00ebr\u00ebsi, por edhe si di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb realizohet n\u00eb dy hapa, nuk dinin si ta tejkalonin problemin pasi q\u00eb as shqiptar\u00ebt e as serb\u00ebt nuk l\u00ebshonin pe n\u00eb pikat ky\u00e7e q\u00eb do ta \u00e7onin procesin m\u00eb tutje. M\u00eb n\u00eb fund, mediator\u00ebt kuptuan se tek shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ket\u00eb sukses presioni politik (q\u00eb ata ta n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen politike), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hapet mund\u00ebsia p\u00ebr presione militare ndaj serb\u00ebve, ngase ata rreth aranzhimit t\u00eb siguris\u00eb nuk do t\u00eb pajtoheshin pa presione m\u00eb serioze se do t\u00eb sulmohen dhe detyrohen q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb planin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Diplomat\u00ebt, prandaj, k\u00ebshillonin shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb pjes\u00ebn politike, sepse vet\u00ebm kjo dhe jo edhe kok\u00ebfort\u00ebsia e tyre e hapte der\u00ebn p\u00ebr aktivizimin e urdhrit t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb detyrimit t\u00eb Beogradit q\u00eb t\u2019i bindet k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, procesi i negociatave ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. E uroj Hashim Tha\u00e7in p\u00ebr guximin e tij. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja. Edhe pse nuk i k\u00ebnaq aspiratat maksimale shqiptare, ajo sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb kthese historike. Kryesorja \u00ebsht\u00eb se policia serbe do t\u00eb largohet nga Kosova. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po krijon nj\u00eb ambient krejt\u00ebsisht t\u00eb ri q\u00eb nga Bosnja deri te Maqedonia, p\u00ebr arritjen e siguris\u00eb rajonale. Ne duhet t\u00eb participojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe si komb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, t\u00eb fitojm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr konsolidimin e institucioneve dhe riaktivizimin e potencialeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Shk\u00eblzen Maliqi Pas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb James Rubin n\u00eb Gjykat\u00ebn nspeciale n\u00eb Hag, \u00ebsht\u00eb riaktualizuar \u00e7\u00ebshtja e rolit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes. Sot historian\u00ebt, por edhe \u00e7do njeri q\u00eb interesohet, mund t\u00eb konsultohet me mij\u00ebra burime q\u00eb sqarojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Rambujes dhe t\u00eb rolit t\u00eb protagonist\u00ebve. Por n\u00eb ato dit\u00ebt kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[2421],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Shk\u00eblzen Maliqi Pas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb James Rubin n\u00eb Gjykat\u00ebn nspeciale n\u00eb Hag, \u00ebsht\u00eb riaktualizuar \u00e7\u00ebshtja e rolit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes. Sot historian\u00ebt, por edhe \u00e7do njeri q\u00eb interesohet, mund t\u00eb konsultohet me mij\u00ebra burime q\u00eb sqarojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Rambujes dhe t\u00eb rolit t\u00eb protagonist\u00ebve. Por n\u00eb ato dit\u00ebt kur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-09-23T14:02:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/SHM-600x360-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it\",\"datePublished\":\"2025-09-23T14:02:09+00:00\",\"dateModified\":\"2025-09-23T14:02:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\"},\"wordCount\":2343,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Shk\u00eblzen Maliqi\"],\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\",\"name\":\"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-09-23T14:02:09+00:00\",\"dateModified\":\"2025-09-23T14:02:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it","og_description":"Shkruan Shk\u00eblzen Maliqi Pas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb James Rubin n\u00eb Gjykat\u00ebn nspeciale n\u00eb Hag, \u00ebsht\u00eb riaktualizuar \u00e7\u00ebshtja e rolit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes. Sot historian\u00ebt, por edhe \u00e7do njeri q\u00eb interesohet, mund t\u00eb konsultohet me mij\u00ebra burime q\u00eb sqarojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Rambujes dhe t\u00eb rolit t\u00eb protagonist\u00ebve. Por n\u00eb ato dit\u00ebt kur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2025-09-23T14:02:09+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/SHM-600x360-1.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it","datePublished":"2025-09-23T14:02:09+00:00","dateModified":"2025-09-23T14:02:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/"},"wordCount":2343,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Shk\u00eblzen Maliqi"],"articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/","name":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2025-09-23T14:02:09+00:00","dateModified":"2025-09-23T14:02:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/retrospektive-lekura-e-hashim-thacit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Retrospektiv\u00eb: L\u00ebkura e Hashim Tha\u00e7it"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73512"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73514,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73512\/revisions\/73514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}