{"id":72990,"date":"2025-08-22T13:56:10","date_gmt":"2025-08-22T13:56:10","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=72990"},"modified":"2025-08-22T13:56:10","modified_gmt":"2025-08-22T13:56:10","slug":"perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali Berisha po shkonte p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb larg politik\u00ebs s\u00eb SHBA. Fitorja edhe e zgjedhjeve lokale t\u00eb 20 tetorit 1996, kishte kompletuar pushtetin e plot\u00eb t\u00eb tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dram\u00ebn e tij. Ai shtoi armiqt\u00eb politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe humbi aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, SHBA.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>Presioni p\u00ebr mbylljen e kompanive piramidale kishte filluar. Marr\u00ebdh\u00ebniet e qeveris\u00eb me FMN ishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Ministri i tij i Financave, Ridvan Bode dhe Guverantori i Bank\u00ebs, Kristaq Luniku, b\u00ebn\u00eb deklarata q\u00eb d\u00ebshmonin se nuk ishin aq luajal\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos prekur firmat piramidale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb tensionuar, skemave t\u00eb para piramidale po u merreshin k\u00ebmb\u00ebt. I bindur se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr s\u00ebrish SHBA n\u00eb an\u00ebn e vet ishte Kosova, Sali Berisha u investua t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb at\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha p\u00ebrdor Adem Dema\u00e7in kund\u00ebr Rugov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sali Berisha i drejtoi syt\u00eb nga Adem Dema\u00e7i, nj\u00eb lider q\u00eb nuk e kishte p\u00ebrfillur deri n\u00eb ato momente. Dema\u00e7i q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjeste t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb politik\u00eb duke u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Partin\u00eb Parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs, u ftua n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja e shtypit ndaj k\u00ebsaj situate ishte ekstreme. Si gazetar i \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, u p\u00ebrpoqa t\u00eb intervistoj Adem Dema\u00e7in. Problemi ishte se nuk gjendej dot ku q\u00ebndronte. P\u00ebrfaq\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishte asnj\u00eb informacion. Dinte vet\u00ebm se qe i ftuar i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha donte siguri p\u00ebr temat e bised\u00ebs me Dema\u00e7in. Kishte sidomos kuriozitet n\u00ebse ideja p\u00ebr intervist\u00eb ishte e imja apo e redaksis\u00eb. Pastaj m\u00eb ofroi nj\u00eb roje t\u00eb vet, t\u00eb m\u00eb lidhte me rojet e Dema\u00e7it. M\u00eb n\u00eb fund, m\u00eb than\u00eb t\u00eb shkoja te ish-hotel \u201cVjosa\u201d (Miniri), nj\u00eb hotel i vog\u00ebl n\u00eb cep t\u00eb sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Aty m\u00eb than\u00eb se dikush do t\u00eb m\u00eb jap\u00eb nj\u00eb telefon t\u00eb lidhem me Dema\u00e7in.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrova gjysm\u00eb ore, por askush nuk po vinte. Pyeta recepsionisten n\u00ebse kishte ndonj\u00eb porosi p\u00ebr mua. Pasi pyeti p\u00ebr emrin, m\u00eb tha &#8220;po&#8221;. Pas pak, nj\u00eb djal\u00eb i gjat\u00eb nga siguria e zotit Dema\u00e7i, erdhi n\u00eb holl dhe m\u00eb tha se do t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb telefon, ku mund ta th\u00ebrrisja zotin Dema\u00e7i pas gjysm\u00eb ore.<\/p>\n<p>Po m\u00eb shkonte nj\u00eb or\u00eb t\u00eb takoja dik\u00eb q\u00eb ishte fshehur n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Telefoni q\u00eb m\u00eb dha ishte num\u00ebr fiks, jo mobil. M\u2019u duk i njohur p\u00ebr shkak se kishte disa shifra nj\u00ebsoj. Sapo djali u largua, i rash\u00eb telefonit dhe pash\u00eb vajz\u00ebn e recepsionit q\u00eb kapi telefonin.<\/p>\n<p>E kuptova. Adem Dema\u00e7i ishte n\u00eb hotel. Vesi i \u201cilegalit\u201d nuk i kishte dale ende. E filluam intervist\u00ebn n\u00eb hollin e hotel \u201cVjosa\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr dy gj\u00ebra ishte i qart\u00eb. E para q\u00eb duheshin mb\u00ebshtetur protestat n\u00eb Serbi dhe e dyta q\u00eb qeveria n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gabim q\u00eb i mb\u00ebshteste ata dhe q\u00eb kritikonte Prishtin\u00ebn p\u00ebr pasivitet.<\/p>\n<p>Intervista ishte si\u00e7 e d\u00ebshironte Sali Berisha. K\u00ebrkonte mbledhje t\u00eb parlamentit n\u00eb Kosov\u00eb, dinamizim t\u00eb rezistenc\u00ebs institucionale, mb\u00ebshtetje t\u00eb protestave n\u00eb Serbi. Diametralisht i kund\u00ebrt me q\u00ebndrimet e Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dy prej pyetje p\u00ebrgjigjeve t\u00eb tij shpjegonin gjith\u00e7ka.<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Koh\u00ebt e fundit, shtypi zyrtar i Tiran\u00ebs, por edhe politika zyrtare po u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t&#8217;i p\u00ebrkrahin demonstratat e opozit\u00ebs serbe. A i bashkoheni ju k\u00ebtij q\u00ebndrimi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dema\u00e7i: Un\u00eb, si\u00e7 e dini, ua kam d\u00ebrguar edhe nj\u00eb mesazh n\u00eb form\u00eb p\u00ebrkrahjeje k\u00ebtyre demonstratave. Mesazhi ka hasur n\u00eb p\u00ebrkrahje dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe, si n\u00eb mes t\u00eb demonstratave, ashtu edhe n\u00eb mesin e inteligjencies serbe. Un\u00eb mendoj se k\u00ebto demonstrata duhet t&#8217;i p\u00ebrkrahim, sepse demokratizimi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb edhe Kosova t\u00eb lirohej me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe me nj\u00eb shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe.<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; A mos shikohet ndonj\u00eb ndryshim i politik\u00ebs zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs ndaj diskursit t\u00eb sot\u00ebm politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dema\u00e7i: Politika e Tiran\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb l\u00ebvizjes kosovare, n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb kosovare dhe kjo politik\u00eb ka pasur oshilacione shum\u00eb t\u00eb vogla. Mir\u00ebpo, tash s\u00eb fundi, politika shqiptar\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb kristalizuar krejt\u00ebsisht. Deklaratat e fundit t\u00eb zotit Tritan Shehu dhe deklaratat e fundit t\u00eb Presidentit Berisha, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb favorshme dhe jan\u00eb ashtu si i duhen p\u00ebrkrahjes s\u00eb l\u00ebvizjes shqiptar\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Me Sali Berish\u00ebn u takua m\u00eb 24 n\u00ebntor, n\u00eb mesdit\u00eb. Berisha vler\u00ebsoi faktin q\u00eb Dema\u00e7i kishte mbetur \u201csimbol i q\u00ebndres\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare\u201d, nj\u00eb vler\u00ebsim ky q\u00eb tejkalonte pesh\u00ebn e Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb Berish\u00ebs thuhet: \u201cAi ia konfirmoi Presidentit Berisha mendimin e tij p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arsimit, se problemi i shkollave mund t\u00eb zgjidhej nga vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkuptonte l\u00ebvizje protestash nga student\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00ebse marr\u00ebveshja nuk zbatohej. Kjo ishte dhe motivi I protestive tue studnetueve nue Tetor 1997 n\u00eb Prishtin\u00eb. Berisha po ashtu n\u00ebnvizoi mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arsimit, \u201csi prov\u00eb e vullnetit t\u00eb Presidentit Milo\u0161evi\u0107 p\u00ebr t\u00eb respektuar at\u00eb q\u00eb ka n\u00ebnshkruar\u201d.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkoi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mbledh\u00eb Parlamentin e saj, t\u00eb funksiononte normalisht \u201cParlamenti dhe institucionet e tjera, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb nd\u00ebrlikonin, po p\u00ebrkundrazi, do t&#8217;i kontribuonin stabilitetit dhe zgjidhjes paq\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7\u00ebshtje kjo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn faktorin m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikur t\u00eb kriz\u00ebs ballkanike\u201d.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr opozit\u00ebn serbe, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb konstituuar parlamentin ende t\u00eb pambledhur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe formimin e institucioneve legale n\u00eb Kosov\u00eb, ishin dhe tezat q\u00eb ndez\u00ebn betej\u00ebn e tij t\u00eb heshtur me Rugov\u00ebn. N\u00eb fakt ishin t\u00eb gjitha utopi. Ibrahim Rugova nuk ia kishte dal\u00eb dot t\u2019i ruante deputet\u00ebt nga arrestimi pa u konstituar, e jo m\u00eb t\u2019i mblidhte ata. Berisha e dinte shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ai thjesht ishte duke i th\u00ebn\u00eb Rugov\u00ebs, \u201cb\u00ebj k\u00ebt\u00eb ose largohu se e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ironia ishte se Rugova do t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas Dema\u00e7it. Ai do t\u00eb shkonte pas Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Norvegji, p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb SHBA n\u00eb takim me Warren Cristopher, pastaj n\u00eb kthim n\u00eb Franc\u00eb do t\u00eb merrte nj\u00eb medalje nga Universiteti Sorbonne, n\u00eb Paris. Pas nj\u00eb muaji do t\u00eb rikthehej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb dhe pastaj n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Drama e Sali Berish\u00ebs ishte shum\u00eb e madhe. Ibrahim Rugov\u00ebn q\u00eb e kishte konsideruar deri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb krah t\u00eb tij, tani e priste tri her\u00eb n\u00eb vit Sekretari i Shtetit Warren Christopher, kurse Berish\u00ebn prej muajsh nuk e takonte askush p\u00ebrve\u00e7 Adem Dema\u00e7it.<\/p>\n<p>Takimi i Rugov\u00ebs me Sali Berish\u00ebn u b\u00eb m\u00eb 25 n\u00ebntor, nj\u00eb dit\u00eb pas Dema\u00e7it. N\u00eb deklarat\u00ebn e zyr\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs duket askush nuk i prek temat e nxehta. \u201cPresident\u00ebt Berisha e Rugova theksuan se fillimi i pun\u00ebs s\u00eb Parlamentit dhe institucioneve t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm stabiliteti q\u00eb i kontribuojn\u00eb zgjidhjes paq\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. 000000<\/p>\n<p>Kjo ka qen\u00eb padyshim fjalia m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e Berish\u00ebs p\u00ebr ta futur n\u00eb bised\u00eb. Ibrahim Rugova e ka kaluar pa shum\u00eb emocion.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb shpalljes s\u00eb tij &#8220;Doktor Nderi&#8221; nga Universiteti i Sorbonne n\u00eb Paris, duke folur p\u00ebr BBC n\u00eb shqip, Rugova shpjegoi p\u00ebrse ai nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb mb\u00ebshtetjen e protestave n\u00eb Serbi, si\u00e7 k\u00ebrkonte Tirana.<\/p>\n<p>Sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb, Berisha b\u00ebri kujdes t\u00eb takohej s\u00ebrish me Rugov\u00ebn. Tashm\u00eb ai ishte interlekutori i vet\u00ebm i shqiptar\u00ebve me SHBA, dhe Berisha kishte nevoj\u00eb t\u00eb dukej i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e zyr\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, thuhet se \u201cpresident\u00ebt fal\u00ebnderuan SHBA dhe i vler\u00ebsuan si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme takimet q\u00eb z. Rugova zhvilloi me Sekretarin e Shtetit, Christopher, me kongresmen\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane dhe i konsideruan ato si konsolidim i angazhimit dhe interesimit t\u00eb SHBA p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. President\u00ebt Berisha e Rugova theksojn\u00eb se demokratizimi i Serbis\u00eb me rrug\u00eb demokratike dhe paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pozitiv jo vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, por edhe nj\u00eb kontribut direkt e real p\u00ebr paqen e stabilitetin n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Njoftimi i zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb Berish\u00ebs b\u00ebnte kujdes t\u00eb paraqiste n\u00eb \u00e7do rast at\u00eb \u201ct\u00eb dy president\u00ebt\u201d, sidomos te pika q\u00eb flitej p\u00ebr protestat n\u00eb Serbi. Por ndarazi ata kishin q\u00ebndrime publike t\u00eb ndryshme. Kjo dukej qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb Ibrahim Rugova dha p\u00ebr gazet\u00ebn prestigjioze franceze \u201cLe Figaro\u201d.<\/p>\n<p>Nata e fundit e Rugov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb at\u00eb fund dhjetori ishte shum\u00eb e tensionuar. Vet\u00eb nuk e prisja q\u00eb pun\u00ebt kishin shkuar aq larg.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shkova s\u00ebrish te Vila 31, me shpres\u00eb se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb do jepte intervist\u00eb pas vizit\u00ebs n\u00eb SHBA, pash\u00eb q\u00eb n\u00eb hollin e vil\u00ebs situata dukej e tensionuar. Shoq\u00ebruesi i tij Adnan Merovci, kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb oficer t\u00eb gard\u00ebs q\u00eb nuk t\u00eb lejonte t\u00eb ngjiteshe lart pa njoftuar at\u00eb. Bashkim Gazidede ishte ulur n\u00eb nj\u00eb kolltuk pak m\u00eb tutje, i xhindosur. U p\u00ebrsh\u00ebndeta pa ditur pse ishte aty.<\/p>\n<p>&#8211; Ku do shkosh?<\/p>\n<p>Dhe pastaj tundi kok\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb katit sip\u00ebr, si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201ctek Ai?\u201d<\/p>\n<p>&#8211; Po. &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Kam l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb fjale p\u00ebr intervist\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Tundi kok\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zhg\u00ebnjyese. Dukej sikur ishte gati t\u00eb m\u00eb thoshte \u201cpse shkon kot tek ai&#8230; \u201d.<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova ishte vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb duke par\u00eb televizor. M\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb ulem. I thash\u00eb se po priste posht\u00eb Bashkim Gazidede. Ndoshta ishte p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>&#8211; I kam th\u00ebn\u00eb Adnanit jam i z\u00ebn\u00eb. Jan\u00eb do pun\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i kryej me nivele t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga bezdia me t\u00eb cil\u00ebn fliste dukej se duhet t\u00eb nd\u00ebrroja tem\u00eb, nd\u00ebrsa ai po b\u00ebnte sikur k\u00ebrkonte shishen e whiskey.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo sken\u00eb brenda n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe tensioni se ai q\u00eb priste n\u00eb holl edhe mund t\u00eb trokiste, dukej q\u00eb ishte i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj biseda shkonte n\u00eb shtigje pa r\u00ebnd\u00ebsi reale.<\/p>\n<p>E pash\u00eb q\u00eb po d\u00ebshtoja. As b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb jepte intervist\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; A po jep intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d? &#8211; e p\u00ebrs\u00ebrita me siklet.<\/p>\n<p>&#8211; Jo de, jo! \u00c7far\u00eb interviste! Mir\u00eb q\u00eb u pam\u00eb! Qe, e gjeta dhe whiskey! Po e pim\u00eb nj\u00eb got\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Dhe pastaj biseda ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht. Nuk arrita t\u00eb fus dot n\u00eb t\u00eb as Berish\u00ebn, as Dema\u00e7in, as Bukoshin, as sherret Tiran\u00eb &#8211; Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si ngriti student\u00ebt ne Prishtine kunder tij.<\/strong><\/p>\n<p>Sali Berisha e kishte ndjer\u00eb rrezikun. Duke par\u00eb p\u00ebrhapjen q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb shtypin e Kosov\u00ebs konflikti mes tij dhe Rugov\u00ebs, gjith\u00eb konferenc\u00ebn e fundvitit dy dit\u00eb para Vitit t\u00eb Ri, ia kushtoi Ibrahim Rugov\u00ebs. B\u00ebri \u00e7far\u00eb ishte e mundur t\u00eb dukej se nuk kishte ndodhur asgj\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb rikonfirmoj k\u00ebtu, para jush vler\u00ebsimet p\u00ebr kontributin e pamohuesh\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb LDK, si dhe t\u00eb Presidentit Rugova n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs\u201d. &#8211; tha ai n\u00eb fillim t\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>M\u00eb pas filloi t\u00eb thoshte fjali tmerr\u00ebsisht t\u00eb kujdesshme nga ato q\u00eb Berisha nuk e ka zakon kurr\u00eb t\u2019i thot\u00eb. Ishte sikur po jepte provim para dikujt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam mb\u00ebshtetur politik\u00ebn e ndjekur nga forcat politike t\u00eb Kosov\u00ebs, nga Presidenti Rugova dhe i mb\u00ebshtes p\u00ebrs\u00ebri. Por, t\u00eb zgjedhurit, kur k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e nj\u00eb populli t\u00eb shtypur, duhet t&#8217;i llogarisin mir\u00eb t\u00eb gjitha nderimet dhe pasojat e k\u00ebsaj vote. Konstituimi i Parlamentit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, sikund\u00ebr konstituimi i t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Fjalia e tij ishte e qart\u00eb. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre po akuzonte udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs se duke mos mbledhur Parlamentin dhe duke rib\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb, n\u00eb fakt kishin v\u00ebn\u00eb interesat e tyre para interesave t\u00eb Kosov\u00ebs. Fjalia \u201cduhet t&#8217;i llogarisin mir\u00eb t\u00eb gjitha nderimet dhe pasojat e k\u00ebsaj vote\u201d, ishte nj\u00eb sulm i qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gazetarit t\u00eb \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, k\u00ebrkova mikrofonin.<\/p>\n<p>&#8211; Para disa koh\u00ebsh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju u keni b\u00ebr\u00eb thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb heqin dor\u00eb nga k\u00ebrkesat maksimale, nd\u00ebrsa tani po i nxisni ata t\u00eb realizojn\u00eb synimet e tyre komb\u00ebtare. Ku ndryshojn\u00eb k\u00ebto dy teza? Dhe e dyta, duket se Adem Dema\u00e7i n\u00eb Kosov\u00eb po konsolidon nj\u00eb bllok t\u00eb ri politik n\u00eb opozit\u00eb me Presidentin Rugova. A e mb\u00ebshtesni ju k\u00ebt\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia e par\u00eb ishte tejet konfuze. Asnj\u00eb fjali nuk e mbaronte deri n\u00eb fund\u2026\u201cUn\u00eb e kam shprehur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjidhje optimale, por jo \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mundshme. Duke u shprehur p\u00ebr zgjidhje optimale, un\u00eb nuk kam p\u00ebrjashtuar kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb p\u00ebr veten e tyre, por kjo ka gjithnj\u00eb kushtin e mir\u00ebkuptimit me pal\u00ebn tjet\u00ebr. Un\u00eb nuk di ndonj\u00eb rast q\u00eb dy vende t\u00eb jen\u00eb ndar\u00eb paq\u00ebsisht pa nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pra, nj\u00eb Kosov\u00eb demokratike dhe nj\u00eb Serbi demokratike, jam i bindur se do t\u00eb marrin vendime gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb arsyeshme, sesa nj\u00eb Kosov\u00eb e pushtuar dhe nj\u00eb Serbi totalitare. Ky ka qen\u00eb thelbi i deklarat\u00ebs sime. Lidhur me Adem Dema\u00e7in, nuk shoh ndonj\u00eb antagoniz\u00ebm si\u00e7 shihni ju gazetar\u00ebt. Nuk shoh teprime p\u00ebr t\u00eb injoruar t\u00eb p\u00ebrgjithshmen. Dema\u00e7i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr l\u00ebvizjen paq\u00ebsore, pra platforma e tij \u00ebsht\u00eb platform\u00eb e qytet\u00ebruar, demokratike, e cila n\u00eb fakt mbahet n\u00eb aspektin e nj\u00eb zgjidhjeje paq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja q\u00eb m\u00eb dha, justifikonte mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr nj\u00eb Serbi demokratike, pasi sipas tij n\u00ebse opozita serbe e mundte Milo\u0161evi\u0107, ata mund ta zgjidhnin n\u00eb rrug\u00eb demokratike \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, krejt e kund\u00ebrta nga sa konstatonte Rugova. Rugova e konsideronte opozit\u00ebn serbe po aq regresive dhe nacionaliste ndaj Kosov\u00ebs. Ai e paraqiste obsesionin serb p\u00ebr Kosov\u00ebn, si nj\u00eb gar\u00eb komb\u00ebtare kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Te pjesa e Dema\u00e7it simpatia e Berish\u00ebs ishte e hapur dhe ai e vendosi at\u00eb si personalitet mbi figur\u00ebn e Rugov\u00ebs. Ishte e qart\u00eb q\u00eb ndarja kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje e porositur q\u00eb e lexoi nj\u00eb reporter i gazet\u00ebs \u201cAlbania\u201d, e b\u00ebnte dhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb shqet\u00ebsimin e Berish\u00ebs. Gazetari e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Nga m\u00ebnyra sesi keni reaguar ju, zoti President, ndaj protestave n\u00eb Beograd, duket se shpresoni t\u00eb vendosni zgjidhjen e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Beograd. A i keni parasysh marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe, sidomos, marr\u00ebdh\u00ebniet midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit?<\/p>\n<p>Ishin pyetje t\u00eb shp\u00ebrndara nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha e kishte t\u00eb qart se \u00e7far\u00eb do te recitonte. Nuk I ndante syt\u00eb nga letra. \u201cAta protestojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb regjimi q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i egri, m\u00eb antishqiptari n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, kund\u00ebr atij q\u00eb me tanke u mori t\u00eb drejtat shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, n\u00eb rast se mb\u00ebshteten demonstratat e Beogradit, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se student\u00ebt e Beogradit kan\u00eb nj\u00eb apo dy her\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb, kurse shqiptar\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb her\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre t\u00eb mohuara dhe dhunuara nga ai regjim. Dhe nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dy nj\u00ebsi gjeografike t\u00eb vendosura nj\u00ebra n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut e tjetra n\u00eb Norvegji, por kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin regjim. Edhe n\u00eb rast se shqiptar\u00ebt do t\u00eb g\u00ebzonin t\u00eb gjitha lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e tyre, un\u00eb mendoj se p\u00ebr hir t\u00eb vlerave bazuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike, nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrsh\u00ebndesnim l\u00ebvizjen demokratike n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebtu avancoi m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ai akuzoi Rugov\u00ebn se k\u00ebrkonte ta fitonte \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs duke ndenjur duarkryq dhe p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten protestat n\u00eb Beograd, duke e paraqtur protest\u00ebn e studentueve ne Beograd sikur ishte protestue p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pastaj nd\u00ebrhyri Sokol Olldashi, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gazetar i gazet\u00ebs \u201cAlbania\u201d, duke i kujtuar se forcat politike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb reagim negativ ndaj k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam dijeni p\u00ebr reagimet negative t\u00eb forcave politike n\u00eb Kosov\u00eb ndaj mb\u00ebshtetjes q\u00eb un\u00eb iu kam dh\u00ebn\u00eb demonstratave dhe protestave t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Beograd dhe i konfirmoj edhe sot ato. E konsideroj nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb argumentuar dhe di se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, forcat politike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shprehur pozitivisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Lidhur me peticionin e student\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs&#8230; Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb peticion q\u00eb, si\u00e7 informon shtypi, i drejtohet Presidentit Rugova. Kam besim t\u00eb plot\u00eb se Presidenti do ta trajtoj\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh, me respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj student\u00ebve&#8230; Student\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pa dyshim, grupimin m\u00eb cil\u00ebsor t\u00eb shoq\u00ebrive ballkanike. K\u00ebt\u00eb fundshekulli ata u provuan si liberator\u00eb, misionar\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb popujve l\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse i hidhje nj\u00eb sy peticionit t\u00eb student\u00ebve, ai dukej sikur ishte diktuar nga Berisha dhe ishte shkruar me dor\u00eb nga Dema\u00e7i. Ishte e gjitha ajo q\u00eb po artikulonte publikisht Berisha dhe Dema\u00e7i kund\u00ebr Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Peticioni me rreth 500 n\u00ebnshkrime u dor\u00ebzua te redaksia e \u201cBujku\u201d p\u00ebr botim dhe i vetmi q\u00eb b\u00ebri komente publike p\u00ebr t\u00eb, ishte Sali Berisha n\u00eb Tiran\u00eb. Peticioni kishte n\u00ebnt\u00eb pika drejtuar Presidentit Rugova.<\/p>\n<p>1. K\u00ebrkojm\u00eb nga Presidenti t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb n\u00eb marrjen e objekteve shkollore.<\/p>\n<p>2. K\u00ebrkojm\u00eb konstituimin e Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe i mb\u00ebshtesim fuqish\u00ebm tridhjet\u00eb e nj\u00eb deputet\u00ebt e tanish\u00ebm, si dhe tre t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e k\u00ebrkuan k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>3. K\u00ebrkojm\u00eb nga Presidenti Rugova q\u00eb urgjentisht ta pranoj\u00eb Adem Dema\u00e7in deputet n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>4. N\u00eb rast t\u00eb moskonstituimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Parlamentit, k\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb japin dor\u00ebheqje publike dhe t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb falje popullit p\u00ebr mashtrimin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb, me apo pa vet\u00ebdije.<\/p>\n<p>5. K\u00ebrkojm\u00eb nd\u00ebrprerjen e censur\u00ebs n\u00eb &#8220;Bujku&#8221;, QIK, e programin satelitor t\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>6. K\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb burgosurit politik\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb LDK e parti t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb zgjohen nga gjumi.<\/p>\n<p>7. K\u00ebrkojm\u00eb stabilizimin e raporteve President-Qeveri.<\/p>\n<p>8. K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb riaktivizohet funksionimi i K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb Partive Politike Shqiptare, n\u00eb hap\u00ebsirat e ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>9. K\u00ebrkojm\u00eb t\u2019i jepet fund politik\u00ebs s\u00eb kastave, respektivisht feudalizmit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja e Berish\u00ebs dhe ndaj k\u00ebtyre \u201ct\u00eb drejtave n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tregonte se ai e kishte marr\u00eb seriozisht p\u00ebrdorimin e Kosov\u00ebs si trampolin\u00eb shp\u00ebtimi kund\u00ebr embargos s\u00eb SHBA ndaj tij. I duhej aty nj\u00eb lider tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb mbillte konflikt me SHBA q\u00eb Berisha t\u00eb b\u00ebhej vet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs.<\/p>\n<p>Por po aq seriozisht e kishte marr\u00eb dhe SHBA, duke marr\u00eb Rugov\u00ebn n\u00eb patronazhin e vet dhe duke ia prer\u00eb lidhjet me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Konflikti me Rugov\u00ebn, shpalosja hapur e ambicieve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr ta spostuar at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00ebn kontroll situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar raportet e prishura me SHBA, i kushtoi shtrenjt\u00eb. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, ai do t\u00eb ikte nga pushteti dhe me mb\u00ebshtetjen e SHBA, nd\u00ebrsa Rugova do t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte njeriu i besuar i tyre.<\/p>\n<p>Sali Berisha e mbylli vitin 1996, duke u p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrdor\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kriza n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pas asaj q\u00eb kishte ndodhur me zgjedhjet dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e raporteve me SHBA. Por fillimi i vitit 1997, zhvler\u00ebsoi gjith\u00e7ka. Ngjarjet n\u00eb Shqip\u00ebri po perceptonin aq shpejt, sa l\u00ebvizjet e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar Rugov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Dema\u00e7in apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb linj\u00ebn evropiane t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb opozit\u00ebs serbe, nuk hynin m\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria po rr\u00ebshqiste n\u00eb humner\u00eb, tani po kthehej n\u00eb problem p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe duket se kjo gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmtoi Adem Dema\u00e7in, sesa e ndihmoi at\u00eb.<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova, fuqia m\u00eb e madhe e t\u00eb cilit ishte mosreagimi, e d\u00ebrmoi me heshtjen e vet p\u00ebrpjekjen e Berish\u00ebs. Brenda LDK, sidomos te rrethi i af\u00ebrt i Rugov\u00ebs, u krijua nj\u00eb frym\u00eb mosdurimi p\u00ebr Tiran\u00ebn zyrtare dhe kryesisht Berish\u00ebn. Por Rugova nuk e dha veten asnj\u00ebher\u00eb. Thjesht e injoroi gjith\u00eb konjuktur\u00ebn q\u00eb tentoi t\u00eb krijoj\u00eb Berisha dhe vazhdoi raportet personale me SHBA.<\/p>\n<p>Ai ishte n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me diplomat\u00ebt amerikan\u00eb p\u00ebr \u00e7do zhvillim n\u00eb Kosov\u00eb dhe sidomos nd\u00ebrthurjen e k\u00ebsaj krize me betej\u00ebn e opozit\u00ebs serbe n\u00eb Beograd. Rast tipik ka qen\u00eb tensioni i krijuar pas disa vrasjeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe sugjerimet amerikane p\u00ebr Rugov\u00ebn e Bukoshin.<\/p>\n<p>(Mero Baze: Republika e par\u00eb. Historia politike e Kosoves 1989 1999)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha po shkonte p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb larg politik\u00ebs s\u00eb SHBA. Fitorja edhe e zgjedhjeve lokale t\u00eb 20 tetorit 1996, kishte kompletuar pushtetin e plot\u00eb t\u00eb tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dram\u00ebn e tij. Ai shtoi armiqt\u00eb politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe humbi aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, SHBA. Shkruan: Mero Baze Presioni p\u00ebr mbylljen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[3593],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sali Berisha po shkonte p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb larg politik\u00ebs s\u00eb SHBA. Fitorja edhe e zgjedhjeve lokale t\u00eb 20 tetorit 1996, kishte kompletuar pushtetin e plot\u00eb t\u00eb tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dram\u00ebn e tij. Ai shtoi armiqt\u00eb politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe humbi aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, SHBA. Shkruan: Mero Baze Presioni p\u00ebr mbylljen e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-22T13:56:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/640-0-1691328058xmero-baze-649.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"336\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij\",\"datePublished\":\"2025-08-22T13:56:10+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-22T13:56:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\"},\"wordCount\":3863,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Mero Baze\"],\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\",\"name\":\"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-08-22T13:56:10+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-22T13:56:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij","og_description":"Sali Berisha po shkonte p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb larg politik\u00ebs s\u00eb SHBA. Fitorja edhe e zgjedhjeve lokale t\u00eb 20 tetorit 1996, kishte kompletuar pushtetin e plot\u00eb t\u00eb tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dram\u00ebn e tij. Ai shtoi armiqt\u00eb politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe humbi aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, SHBA. Shkruan: Mero Baze Presioni p\u00ebr mbylljen e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2025-08-22T13:56:10+00:00","og_image":[{"width":640,"height":336,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/640-0-1691328058xmero-baze-649.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"18 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij","datePublished":"2025-08-22T13:56:10+00:00","dateModified":"2025-08-22T13:56:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/"},"wordCount":3863,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Mero Baze"],"articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/","name":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2025-08-22T13:56:10+00:00","dateModified":"2025-08-22T13:56:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/perpjekja-e-berishes-per-te-fshehur-konfliktin-me-rugoven-si-perdori-demacin-dhe-studentet-ne-prishtine-kunder-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin me Rugov\u00ebn. Si p\u00ebrdori Dema\u00e7in dhe student\u00ebt n\u00eb Prishtine kund\u00ebr tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72990"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72992,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72990\/revisions\/72992"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}